Rama: Diaspora në vëmendjen e dy qeverive

Rama: Diaspora në vëmendjen e dy qeverive

Kryeministri Rama ka uruar nga Vlora Festën e Pavarësisë për të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve. Rama tha se çështja e disaporës do të adresohet si një e vetme, një temë për të cilën është rënë dakord në mbledhjen e dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës, ditën e djeshme në Korçë. Rama u kujdes që të theksonte se mbledhja e përbashkët e dy qeverive të mos interpretohet si një përpjekje për bashkim.    

“Së bashku dje në Korçë ne vendosëm që çështjen e diasporës ta shohim si një dhe ta adresojmë si një, duke nisur që nga nevoja për regjistrimin e plotë të saj dhe e drejta e votës në Shqipëri.

Por edhe si një potencial në funksion të dijes dhe ekonomisë së vendit. Kjo nuk mund të realizohet pa një të tretë dhe në kemi përvojën e qeverisë së Kosovës, e cila ka bërë hapa para nesh në këtë drejtim. Prizreni ishte strehëza ku qeveritë tona nisën në 2014 një rrugëtim që ka krijuar hapësirë bashkëpunimi. Dje u shënua një tjetër hap i rëndësishëm. Është një bashkim forcash që është shumë larg së qeni jehonë e mënyrave të vjetra për të aluduar ardhmen e përbashkët”, tha ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy