Reforma në drejtësi ka mbërritur në një pikë kritike, pasi opozita vazhdon të refuzojë çdo propozim.
Ndërsa LSI- ja duket të jetë afër opozitës pasi deklaron se e vetmja rrugë për miratimin e reformës është konsensusi, PS nuk ka lëvizur aspak në qëndrimin e saj, i njëjtë me atë të ndërkombëtarëve. Për të diskutuar mbi këtë situatë, krerët e mazhorancës Rama e Meta janë takuar tek Vila 31 të shoqëruar edhe nga Gramoz Ruçi e Petrit Vasili.



