TikTok shop nis së shpejti shërbimin në disa shtete të Evropës

TikTok shop nis së shpejti shërbimin në disa shtete të Evropës

TikTok Shop ka njoftuar se do të nis shërbimin e tij për përdoruesit në Francë, Gjermani dhe Itali të hënën, duke zgjeruar kështu praninë e saj në Europë, ndërkohë që TikTok përballet me mundësinë e mbylljes në SHBA nëse pronari kinez, ByteDance, nuk gjen një blerës amerikan.

Platforma e blerjeve e TikTok ka qenë e disponueshme në Britaninë e Madhe që nga viti 2021 dhe u lançua gjithashtu në SHBA në shtator 2023, ku pati shitje të forta gjatë sezonit të festave vitin e kaluar.

Megjithatë, e ardhmja e TikTok në SHBA mbetet e pasigurt për shkak të shqetësimeve të sigurisë kombëtare dhe mundësisë së një mbylljeje, përderisa ByteDance nuk ka arritur të gjejë një blerës amerikan.

Për të zgjeruar më tej praninë e saj në Europë, TikTok Shop është duke përpjekur të sjellë më shumë shitës nga Europa, duke përfshirë shumë tregtarë që shesin produkte drejtpërdrejt nga Kina.

Jan Wilk, kreu i operacioneve në TikTok Shop UK, deklaroi se platforma tashmë po bashkëpunon me tregtarët në Francë, Gjermani dhe Itali për të futur produktet e tyre dhe se TikTok Shop do të jetë i disponueshëm për përdoruesit e TikTok nga e hëna e ardhshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy