Matrix, një metaforë për transeksualët

Matrix, një metaforë për transeksualët

Lilly Wachowski, e cila bashkëregjisore e filmave “Matrix” me motrën e saj, Lana, thotë se seritë e filmit duhen lexuar si alegori për narracionin transgjinor. Pas lançimit të filmave, të dy motrat dolën hapur si transeksuale - Lana në 2012 dhe Lilly në 2016 - dhe që prej asaj kohe, shumë nga fansat e “Matrix” kanë gjetur në filma elementë që të bëjnë ta mendosh këtë.

"Jam e kënaqur që është kuptuar se ky ka qenë qëllimi fillestar", është shprehur Lilly pak ditë më parë. "Bota nuk ishte mjaftueshëm e gatshme për të. Bota e korporatave nuk ishte gati për këtë".

"E adhuroj faktin se për njerëzit trans këta filma janë kuptimplotë”, thotë ajo duke shtuar: “Ata vijnë tek unë dhe më thonë: Këta filma më shpëtuan jetën”.

Hipotezat për nuanca trans janë hedhur prej kohësh sidomos mbu personazhin kryesor, Neo, i luajtur nga Keanu Reeves. I paraqitur në film si "një copëz në mendjen tuaj", ai portretizohet si një njeri që ka brenda vetes një konflikt gjinor. Prandaj, pilula e kuqe që ai merr për të parë realitetin ashtu siç është, shihet si një tabletë hormonale.

"Unë mendoj se ky film na çliroi sepse ne ishim në gjendje të imagjinonim gjëra që në atë kohë ju nuk i shihnit shpesh në ekran."

Regjisorja zbulon se kishin synuar që personazhi i Switch-it të kishte gjini fluide, pra të paraqitej si burrë në realitetin e dukshëm dhe si grua në botën e Matriksit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy