Në Kili për herë të parë njerëzit po djersiten në dimër

Në Kili për herë të parë njerëzit po djersiten në dimër

Amerika e Jugut është në mes të dimrit këto ditë, por në Kili, Argjentinë dhe zona të tjera përreth njerëzit po djersiten sikur të ishte verë.

Rasti i Kilit është i bujshëm, sepse në fillim të kësaj jave kolona e merkurit shkoi mbi 100 gradë Fahrenheit, ekuivalente me mbi 37 gradë Celsius, një rekord i vërtetë për muajin gusht, që për këtë vend është mesi i dimrit.

Por jo më pak janë rastet e Buenos Aires, ku maksimumi mesatar më 1 gusht ishte 58 gradë Fahrenheit (14 gradë celsius) ndërsa të martën kolona kaloi 86, baraz me 30 gradë celsius.

“Amerika e Jugut po përjeton një nga ngjarjet më ekstreme që bota ka parë ndonjëherë”, shkroi historiani i klimës Maximiliano Herrera.

Ai shtoi se kjo ngjarje po rishkruan të gjitha traktatet klimatike.

Aq shumë sa temperaturat të martën u rritën mbi 35 gradë Celsius në shumë vende, duke përfshirë ato që ndodhen në ultësirat e Andeve.

Në disa raste, temperaturat kanë tejkaluar 38 gradë Celsius pasi u hodhën nga nivelet më të ulëta të mëngjesit në vitet ‘30 dhe ‘40, raportuan mediat kryesore, duke vënë në dukje se disa vende madje kanë tejkaluar temperaturat e verës, edhe pse është dimër.

“Ajo që ne po përjetojmë është kombinimi i dy fenomeneve: një prirje e ngrohjes globale për shkak të ndryshimeve klimatike, plus fenomenin El Nino”, tha ministrja Kiliane e Mjedisit Maisa Rojas, e cila është me profesion klimatologe.

“Por valët e të nxehtit të dimrit kanë efekte shkatërruese mbi akullnajat dhe borën”, specifikoi Raul Cordero, klimatolog në Universitetin e Santiagos, aq sa akulli rreth zonave polare është në nivele minimale.

Sakaq Santiago, po përgatitet të thyejë rekordin e nxehtësisë këtë vit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy