
Analisti Baton Haxhiu, në analizën e tij për debatin mes Andi Bushatit dhe Blendi Kajsiut për konceptin e demokracisë në Shqipëri, theksoi se Shqipëria vuan nga një "demokraci e kapur", ku si pozita ashtu edhe opozita kanë kapur sistemin politik.
Në studion e emisionit "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Haxhiu argumentoi se një pyetje që mund të duket esenciale është "A jemi ne në një vend demokratik?", por sipas tij, kjo nuk është e mjaftueshme për të kuptuar realitetin.
Kur shtrohet ky dilemë, është e qartë që sistemi demokratik në Shqipëri është problematik.
Dallimi që kam me Bushatin është se ai e sheh situatën më lehtësisht, ndërsa Kajsiu është më i ashpër, duke e konsideruar sistemin politik të Shqipërisë si një neofeudalizëm politik.
Ky neofeudalizëm politik, sipas tij, ka të bëjë me një sistem ku sundimi bëhet përmes frikës dhe favoreve, dhe që në thelb nuk lejon zhvillimin e një demokracie të vërtetë.
Unë ndërkaq jam i mendimit se ka një ndarje mes dy shpjegimeve, sepse realiteti është në mes: Shqipëria nuk ka demokraci të plotë, por as një sistem feudal të pastruar.
Demokracia në Shqipëri është "kapur", sepse si pozita ashtu edhe opozita kanë pushtet serioz brenda sistemit, por gjithashtu theksoi se Bushati po amniston opozitën, duke e konsideruar se kjo e fundit, ndonëse ka probleme të theksuara, ka gjithashtu një rol të rëndësishëm në dinamikën e pushtetit.



