Një nga gratë e pakta në kabinetin e Trump, Nikki Haley jep dorëheqjen: Nuk do të kandidojë në garën presidenciale (VIDEO)

Një nga gratë e pakta në kabinetin e Trump, Nikki Haley jep dorëheqjen: Nuk do të kandidojë në garën presidenciale (VIDEO)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka pranuar dorëheqjen e ambasadores amerikane në OKB, Nikki Haley.

Largimi i ish-guvernatores së Karolinës së Jugut ka ardhur si një surprizë ndaj zyrtarëve të administratës Trump. 

Shefi i Shtëpisë së Bardhë u takuan në Zyrën Ovale me ambasadoren duke bënë komente për gazetarët.

Trump tha se Haley kishte shprehur dëshirën për t'u larguar rreth 6 muaj më parë dhe shtoi se ajo do të largohet në fund të këtij viti.

Trump tha se Haley ka qenë "mjaft e veçantë" për të dhe ka bërë "një punë fantastike".

Një nga gratë e pakta në kabinetin Trump, ajo nuk dha asnjë arsye për largimin e saj pas dy vjetësh.

Por Trump i tha asaj se mund të kthehej në një post tjetër të rëndësishëm. 

Ambasadorja Haley tha se nuk dëshironte të thoshte se me se do të merrej pasi të largohej nga detyra në OKB si dhe nuk ka ndërmend të kandidojë në garën e ardhshme presidenciale.

Ajo tha se do të bënte fushatë për "këtë", duke u drejtuar nga Trump.

"Nuk kam vendosur asgjë se ku do të shkoj", tha Haley.

"Ka qenë tetë vjet kohë intensive, dhe unë jam një besimtare e kufijve afatgjatë", tha ajo më tej.

Në komentet për gazetarët ajo tha se "ndonjëherë është mirë të largohesh për t'u hapur rrugën të tjerëve".

Ajo i tha Trump: "Faleminderit, zoti President, ka qenë një nder i jetës sime të punoja për ju."

Haley u konfirmua si e dërguara e  SHBA në OKB në janar 2017.

Njoftimi për largimin e saj vjen pasi Haley shërbeu si president i përkohshëm i Këshillit të Sigurimit të OKB për një muaj.

Në prill, ajo u përplas me Shtëpinë e Bardhë, kur një ndihmës i Trump deklaroi se ajo kishte paralajmëruar e para një raundi të ri sanksionesh kundër Rusisë.

Trump shtoi se do të emërojë zëvendësimin e saj në dy apo tre javët e ardhshme.

Presidenti tha se "njerëz shumë të mirë" janë të interesuar për të marr pozicionin që mbante ajo.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy