Operacioni për goditjen e krimit, Balla: Në rrjetën e bashkëpunimit, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Policisë së Shtetit

Operacioni për goditjen e krimit, Balla: Në rrjetën e bashkëpunimit, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Policisë së Shtetit

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se dje pasdite dhe gjatë natës Policia Shtetit ka finalizuar një operacion kompleks të goditjes së krimit të organizuar të përshirë në krime kundër personit dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, rezultat konkret i hetimeve profesionale nën drejtimin e Prokurorisë Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Përgëzoj drejtuesit dhe pjesëmarrësit e Policisë së Shtetit në këtë operacion, për profesionalizmin e lartë dhe mbi të gjitha për sigurinë e plotë të informacionit sensitiv deri në finalizimin e operacionit që çoi në arrestimin e të gjithë personave që ndodhen në Shqipëri.

Ndërsa vijon puna për gjetjen dhe ndalimin e personave të tjerë që ndodhen jashtë territorit të Shqipërisë.

Gjej rastin t’i falenderoj dhe përgëzoj prokurorët për besimin dhe bashkëpunimin.

Në rrjetën e këtij bashkëpunimi kanë rënë eksponentë të krimit të organizuar, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Policisë së Shtetit si dhe persona të tjerë bashkëpunëtorë me ta.

Balla shton se ky operacion domethënës është konsolidimi i ngritjes në një nivel tjetër të vullnetit të agjencive tona ligjzbatuese për ta goditur krimin në të gjithë spektrin e tij, në funksion të rendit ligjor në të gjithë territorin.

Sot gjej rastin të rikonfirmoj besimin e plotë se forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese dhe lufta e përbashkët në vetë-pastrimin e Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit.

Gjatë operacionit për goditjen e grupeve kriminale, u lëshuan 11 urdhër-arreste.

Një operacion i SPAK, pas zbërthimit të SKY ECC ka çuar në goditjen e një tjetër grupi kriminal, ku në pranga ka rënë edhe ish-zv.drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djali i tij, Eralbi Breçani. Babë e bir akuzohen për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash.

SPAK lëshoi 11 urdhër arreste, ku 6 prej tyre janë ekzekutuar dhe vijon puna për arrestimin e 5 të tjerëve. Në listë janë edhe Besmir Mustatin dhe Bujar Germizin. Ky i fundit një emër i njohur i botës së krimit në Kukës. Germizi akuzohet për krijim kushtesh për të kryer vrasje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy