Primaret/ PD zgjedh sot kandidatët për 14 majin, probleme me listat në Lezhë, Roskovec e Fier

Primaret/ PD zgjedh sot kandidatët për 14 majin, probleme me listat në Lezhë, Roskovec e Fier

Partia Demokratike zgjedh me votë këtë të diel kandidatët që do garojnë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Sipas raportimeve nga gazetarët e MCN Tv, procesi i votimit për kandidatët e primareve në Lezhë nisi me vonesë për shkak te problemeve me listat e anëtarësisë.

Komisioni i votimit po verifikon listat, ndërsa një numër i lartë simpatizantësh janë ne pritje për të votuar pranë palestrës se gjimnazit Hydajet. Në garë për primaret në Bashkinë Lezhë janë Maks Kola, Salvador Kaçaj, Pashk Gjoni dhe Ergin Mataj.

Ndërkohë burime informacioni nga degët e PD pohojnë se probleme të vogla janë vërejtur në Roskovec e Fier ku ka pasur dublime emrash. Emrat kanë qenë tre herë njëri pas tjetrit dhe u punua deri vonë për pastrimin e listave duke eliminuar probleme të tilla me qëllim që procesi i votimit të nisë normalisht.

Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Enkelejda Fejzo, Fatmir Merkoçi, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti dhe Julian Deda janë 7 kandidatët që garojnë për bashkinë e Tiranës.

Në Durrës procesi i votimit është i qetë dhe pa problematika derimë tani. Deri më tani raportohet se ka një numër të ulët pjesëmarrësish në votime.

Po ashtu po ecën normalisht procesi i Primareve ne degën e PD Bashkia Gjirokastër. Në kutitë e votimit ne selinë e PD janë thirrur te votojnë gati 1800 anëtarë dhe simpatizantë të kësaj force politike. Procesi ka nisur normalisht dhe deri me tani nuk janë shfaqur probleme me listat e votuesve. Ne gare për primaret e PD janë Engelejda Mushi, Dorjan Lani dhe Telnis Skuqi.

Ne garë për primaret e PD-së në Memaliaj janë Albert Malaj dhe Bukurosh Ajdini. Në kutitë e votimit në një prej ambienteve ne qytet, janë thirrur te votojnë gati 600 anëtarë dhe simpatizantë të kësaj force politike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy