
Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden tha se kryeministri britanik, Boris Johnson të mos lejojë që mosmarrëveshja për tregtinë pas Brexit në Irlandën e Veriut të ndikojë në procesin e paqes.
Të dy liderët do të takohen këtë të enjte në Cornwall në orën 15:00 në prag të samitit të G7.
Ata do të diskutojnë mbi udhëtimet transatlantike dhe një “Kartë të Atlantikut” të ri që synon rifreskimin e marrëdhënieve midis Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-ve.
Presidenti i SHBA-ve ndodhet në vizitën e tij të parë jashtë SHBA-ve që nga zgjedhjet e tij dhe në samitin e G7 është hera e parë që udhëheqësit botërorë janë mbledhur të gjithë personalisht që nga fillimi i pandemisë.
Programi i shpërndarjes së vaksinave dhe ndryshimi i klimës janë dy temat kryesore që do të diskutohen në samitin e G7.
Gjithashtu do të diskutohet dhe për mosmarrëveshjen e vazhdueshme mes Britanisë dhe BE-së mbi kontrollet rregullatorë të mallrave që shkojnë në Irlandën e Veriut nga Britania.
Presidenti Biden ka një interes të ngushtë në Irlandë, duke pasur parasysh rrënjët e tij nga stërgjyshi dhe paralajmëroi që Marrëveshja e së Premtes së Mirë nuk duhet të rrezikohet nga mosmarrëveshjet për tregtinë.
Burimi: BBC Përshtati: MCNtv.al



