Një kërkim shkencor jep të dhënat e para të vërteta në lidhje me kohëzgjatjen e Covid-19 në sipërfaqe të ndryshme; deri në 4 orë në bakër, deri në 24 orë në karton dhe deri në 72 orë në plastikë dhe çelik.
Kjo u verifikua në laborator nga një grup hulumtuesish të koordinuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Amerikan (NIH) me pjesëmarrjen e Universitetit të Princeton dhe Universitetit të Kalifornisë.
Rezultatet janë publikuar në medRxiv, siti që ju lejon të ndani artikujt mjekësorë shkencorë që nuk janë shqyrtuar ende përpara botimit në një ditar zyrtar./Ansa.it/



