
Mijëra gra në Islandë janë futur në grevë për të kërkuar paga të barabarta këtë të martë, duke refuzuar që të punojnë.
Bashkë me to është përfshirë edhe Kryeministrja Katrin Jakobsdottir. Kjo është greva e parë njëditore e grave që nga viti 1975 në vend, kur 90% e grave islandeze refuzuan të punojnë si pjesë e “kvennafri” (dita e pushimit të grave), duke çuar në ndryshime vendimtare, çka pasoi gruan e parë të zgjedhur Presidente.
Greva e organizuar nga rreth 40 shoqata të ndryshme ka sloganin “A e quani këtë barazi?”
Mes pjesëmarrësve ka punëtorë nga industria e peshkimit, mësues, infermierë e deri te Kryeministrja.
Pavarësisht progresit të bërë në të drejtat e grave dhe barazinë gjinore, hendeku midis pagave të grave dhe burrave është ende 21% në Islandë.
Prandaj, vendi duhet “të sigurojë që të përmbushë këto pritje sociale”, deklaroi Freyja Steingrimsdottir, një nga organizatorët e grevës dhe drejtoresha e komunikimit e Federatës Islandeze të Punëtorëve Publikë.
Greva pret praninë e 25 mijë njerëzve në qendër të kryeqytetit islandez, Reykjavik.



