Banka e Shqipërisë ka publikuar së fundmi rezultatet e një sondazhi mbi çmimet e pasurive të paluajtshme në të gjithë territorin i cili konkludon se ato kanë shënuar rënie të ndjeshme gjatë vitit të shkuar.
Lidhur me këtë, Drejtori ekzekutiv i shoqatës së ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme Reinaldo Pipiria në ‘MCN Economy’ e ka konsideruar të pasaktë këtë anketë, ndërsa theksoi se duhet bërë rikampionimi i tregut për të parë pak më saktë situatën.
Ai tha se pas pandemisë tregu i pasurive të paluajtshme është formatuar dhe se me rëndësi mbetet fakti se 2023 me 2022 rritet 5-8%, pra rritja nuk ka kaluar dyshifror.
Faktikisht është viti i dytë që banka e Shqipërisë ka këtë problematikë me kampionimin e tregut, është thuajse deja vu i njëjti skenar me 2022dhe nuk janë marrë në pyetje grupet e interesit. Problemi më i madh ka të bëjë me kampionimin sepse të thuash që po pyes 230 që mund të jenë relativisht 10% të të gjithë operatorëve të tregut patjetër që marzhi gabimit është shumë i lartë.
Unë besoj se duhet bërë rikampionimi i tregut për të parë pak më saktë situatën pasi ka dy entitete sot që ja vlen të pyeten që është shoqata e ndërtuesve dhe narea të cilat të dyja bashkë mbulojnë një pjesë të mirë të tregut. Kjo tregon rezultat në të njëjtën kohë sepse nëse tregu do kishte luhatje kaq të mëdha në të njëjtën kohë dhe pastaj ulje me 7-8% do ishin luajtje vërtet të forta. Vit më vit nuk ka pasur një rritje 2 shifrore. 2023 me 2022 rritet 5-8% pra kemi një rritje një shifrore.
Më tej ai shtoi se pas pandemisë tregjet janë riformatuar dhe në bazë të kërkesës janë më lartë seç kanë qenë, ku rezulton se çmimet në Shqipëri janë rritur në mënyrë të qëndrueshme por jo më shumë 45%.
Nëse flasim për rritje 1-5 vite, Kroacia nga viti në vit është rritur me 60%, Greqia 71%, Shqipëria se ka kaluar 50% e rritjes. Shqipëria ka hyrë vonë në lojën e turizmin, por vijon të mbetet atraktive. Sa i përket një harte të çmimeve mund të themi se zona e Freskut është më e lirë dhe ajo e Kombinatit 750, ndërsa Fresku e ka kaluar pak 750.
Një zonë tjetër është ajo e Paskuqanit që shkon te 1600, por ka dhe me 930. Pjesa e Astirit 900 e sipër dhe duke u afruar nga qendra rritet, rruga Kavajës 1700, duke vijuar sa më afër qendrës 2 mijë 2500, ndërsa 4 mijë euro janë ato që quhen kulla. Tregu ka arritur njëlloj stabiliteti dhe është rregulluar.



