Shkodër – Gjashtë punonjës policie në Shkodër janë pezulluar nga detyra dhe u është ndaluar të dalin jashtë vendit, pasi dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën.
Vendimi është marrë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës.
Dyshohet se këta policë, gjatë një operacioni në korrik të këtij viti, kanë gjetur rreth 1000 bimë narkotike në proces tharjeje në Njësinë Administrative Shalë, Bashkia Shkodër, por nuk i kanë asgjësuar dhe nuk e kanë raportuar rastin sipas procedurave.
Policët e pezulluar janë: A.B., ekspert kriminalist; S.K., specialist për policimin në komunitet; Z.D. dhe K.L., patrullë policie; GJ.M., ish-shef policie në Theth, aktualisht pjesë e Njësisë Speciale “RENEA”; F.L., specialist për policimin në komunitet.



