Zgjedhjet në shtator. Vendit nuk i duhet qeveri teknike

Zgjedhjet në shtator. Vendit nuk i duhet qeveri teknike

Nëse nuk miratohet Reforma në Drejtësi, zgjedhjet të mbahen në shtator. Një qeveri teknike do t’i bënte keq vendit tonë. Rama po bën çdo përpjekje për të bindur Partinë Demokratike për ta votuar këtë reformë. Kështu shkruan deputeti socialist, Parid Cara në rrjetin social Fb.

 

Deputeti i PS, Parid Cara ka dalë kundër idesë së kreut të Parlamentit, Ilir Metës dhe kreut të PD, Lulzim Basha për krijimin e një qeverie teknike deri në zgjedhjet e ardhëshme. Nëse Reforma në Drejtësi nuk miratohet le të shkojmë në zgjedhje të parakohëshme në shtator.

 

Deputeti Cara në një postim në rrjetin social Facebook, shprehet se vendi nuk mund të presë edhe një vit tjetër. Zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen në shtator, sa më shpejt të jetë e mundur. Një vit me qeveri teknike apo pa qeveri fare, do të thotë korrupsion në tatime, e dogana ,pasiguri për jetën, pasiguri për pronën, mungesë investimesh, rënie e besimit në ekonomi. Kryeministri Rama po bën çdo përpjekje për të bindur Partinë Demokratike për ta votuar këtë reformë dhe propozimi i tij i fundit që ta shkruajë PD-ja draftin, është argument i mjaftueshëm, shkruan ndër të tjera deputeti Cara në Facebook. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy