21 janari, Bregu: Nuk do të ketë zbardhje për urdhëruesit. Në letra s’ka asgjë (VIDEO)

21 janari, Bregu: Nuk do të ketë zbardhje për urdhëruesit. Në letra s’ka asgjë (VIDEO)

Gazetari Sokol Bregu tha në studion e MCN Informacion se nuk do të ketë zbardhje për urdhëruesit e 4 vrasjeve më 21 janar.

Sipas Bregut në letra nuk ka asgjë të faktuar.

Nuk mendoj se do të ketë zbardhje për urdhëruesit. SPAK ende nuk ka thirrur as Bashën, as Berishën dhe as Ndrea Prendin që ka marrë dënim, dhe mendoj se nuk mund të ngrihet akuzë e dytë. SPAK ka thirrur Hysni Burgajn, Agron Kuliçajn, Muçën, Sajmir Tahirin, si njeriu politik që kishte kërkuar lejen, është bërë diçka hetim.  Vështirë të gjendet urdhëruesit. Në letra nuk ka asgjë. Kush e dha urdhrin nuk ka ndonjë dyshim se vetë Berisha ka thënë disa herë ‘të njëjtën gjë do bëja, më  vjen keq që u vranë, kërkohej në fakt koka e Ramës dhe jo e katër protestuesve”. E ka thënë hapur publikisht, ai e merr përsipër çdo gjë duke e pranuar që është vrasje shtetërore. Çështja është a e faktojmë dot ne ligjërisht, nuk e faktojmë dot.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy