Deputeti Artur Roshi ka kërkuar sot në Kuvend një interpelancë me ministren e Arsimit, Besa Shahinin, të cilës i ka adresuar disa pyetje konkrete.
Ai kërkon të dijë se cilat ishin kriteret e përzgjedhjes së mësuesve, librave shkollorë dhe jashtëshkollorë, se çfarë masash janë marrë për zhdukjen e analfabetizmit, si edhe pse disa prej figurave të historisë nuk pasqyrohen siç duhet në librat e shkollës, një prejt tyre Mid’hat Frashëri.
Në përgjigjen e saj, ministrja Besa Shahini u përgjigj se Mid’hat Frashërit i është dhënë vendi i merituar në tekstet mësimore.
“Që nga viti 2014 mënsuesit emërohen nga portali. Kriteret për mësuesin janë të qarta. Përveç bachelorit masterit, duhet të ketë praktikën dhe licensën e mësuesit. Për kriteret shtesë janë gjuha e huaj, trajnime shtesë dhe më e rëndësishmja është nota mesatare me të cilat ka mbyllur shkollën. Sot zyrtat arsimore mbështetin mësuesit për të zbatuar kurrikulën. Një politikë tjetër janë edhe kriteret, ne ritëm notën mesatare për mësuesit në gjimnaze. Janë bërë ndryshime në kurrikulën e re. Gjyha shqipe dhe letërsia zënë sot 8 deri në 9 orë në javë. Në shkollat e mesme është kthyer lënda e gjuhës shqipe. Kemi ndryshuar edhe kriteret për librat jashtëshkollor. Kemi bërë edhe një sondazh me nxënësit për marrë vesh librat që duan të lexojnë. Tekstet natyrisht që përmbajnë të vërteta historike. Për mua është shqetësuese që në 3o vjeçarin e fundit nuk e trajtojmë në histori. Është shumë e rëndësishme të adresohen këto tema. Pse nuk pasqyrohet Mitahat Frashëri në librat hisotrik? Është trajtuar çdo figurë historike, kjo figurë zë vende në tekste të ndryshme. Pra nuk është anash si figurë, i është dhënë vendi i merituar. Keni pararysh për herë të parë në gjimnaz filozofikë, e kemi si lëndë që në klasën 11-të dhe jo si lëndë me zgjedhje. Sa i përket drejtimit të makinës, ne japim mësime për kodin rrugor, për siguinë rrugore. Emrat e institucionet arsimore, me këto merren këshillat bashkiakë. Nëse doni të ndryshoni ndonjë emër drejtohuni në këshillat bashkiakë”.
09:27h- Kuvendi rikthehet sot përmes interpelancës me ministren Shahini dhe dekretit të kthyer të Metës
Seanca e sotme e Kuvendit do të hapet fillimisht me një interpelancë me ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini. Interpelanca është kërkuar nga deputeti i opozitës së re, Artur Roshi.
Më pas në Kuvend, do të vijë avokati i Popullit, Erinda Ballanca, e cila do të lexojë raportin e veprimtarisë vjetore të institucionit që ajo drejton për vitin 2019. Më pas një raport do të lexohet edhe për veprimtarinë e Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2019.
Në rendin e ditës janë përfshirë gjithashtu edhe shqyrtimi i disa projektiligjeve mes tyre edhe ai për strukturën, organikën dhe pagat e Akademisë së Shkencave. Ndërsa të zgjedhurit do të votojnë edhe për rrëzimin e dekretit të presidentit Ilir Meta për kthimin e ligjit “Për tregjet e kapitalit”.
RENDI I DITËS:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 02.07.2020
2. Njoftimi i çështjeve të depozituara në Kuvend për shqyrtim
3. Interpelancë me ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë kërkuar nga deputeti Artur Roshi.
4. Raporti i veprimtarisë vjetore të Avokatit të Popullit për vitin 2019.
5. Raporti i veprimtarisë vjetore të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin
6. Raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2019.
7. Akti normativ nr. 24, datë 27.05.2020, “Për një shtesë në aktin normativ nr. 3, datë 15.03.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së
periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, të ndryshuar””.
8. Akti normativ nr. 25, datë 10.06.2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar””.
9. Akti normativ nr. 26, datë 10.06.2020, “Për marrjen e masave të përkohshme për mbështetjen e sektorit të turizmit”.
10. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002 “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë” të ndryshuar””.
11. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 46/2018 “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”.
12. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 90/2019 “Për rivlerësimin e pasurive të
paluajtshme””.
13. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.510, datë 15.06.2020, “Për kthimin e ligjit nr. 62/2020, “Për
tregjet e kapitalit”.
14. Projektvendim “Për strukturën, organikën dhe nivelin e pagave për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë””.
15. Projektvendim “Për deklarimin e përfundimit të veprimtarisë së Komisionit të Pavarur të Koordinimit, Monitorimit dhe Ndjekjes së Zbatimit të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.
16.Projektvendim “Për një shtesë në vendimin nr. 100/2017 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme” të ndryshuar”.
17. Projektvendim “Për zgjedhjen e kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik”.



