
Qindra të rinj me gomone ja kanë mësyrë këtë vit Britanisë së Madhe si zgjidhje për punësim dhe jo vetëm.
Por teksa shifrat kanë folur për mijëra shtetas nga një vend që nuk është në luftë, krahasuar me të ikurit e tjerë, çështja atje është përtej alarmantes, ka bërë të ditur në një komunikim me MCN live, Andi Hoxhaj- pedagog në universitetit Ëarëick, në Angli.
Hoxhaj shprehet se krahasuar me vitin e kaluar kur ishin vetëm 23 shqiptarë të ardhur, vetëm këtë vit janë 6 mijë shtetas shqiptarë të ardhur me gomone.
Numri është shumë here më i lartë sesa vitin e kaluara dhe prandaj ka marrë një vëmendje kaq të veçantë, por këtu pse është parë si situatë si alarmante është se ne Britaninë e Madhe vetëm këtë vit kanë hyrë gati 6 mijë emigrante dhe kjo u bë alarmante në qershor sepse nga janari deri në qershor, në Britaninë e Madhe kanë hyrë mbi 2 mijë e 500 shqiptarë,. Po ta krahasojmë me vitin e kaluar janë vetëm 23 shqiptarë që kanë kaluar me këto varkë apo gomone.
Kurse nëse e krahasojmë me harkun e tre viteve më përpara, gjithsejtë kanë qenë vetë 898 shqiptarë dhe ky është pse ka shkaktuar kaq shumë fluks dhe është bërë alarmante.
Hoxhaj thotë se teksa imazhi i shqiptarëve në Britani të Madhe në shumë raste lë shumë për të dëshiruar, të dy vendet duhet të ulen në diskutim për të gjetur mënyrat e parandalimit.
Së këndejmi sipas tij edhe mediat britanike përmes artikujve të ndryshëm kanë paragjykuar dhe jo favorizuar këtë problem, porse nuk ka munguar edhe shfrytëzimi i situatës politikisht.
Bie dakord që të dyja palët duhet te bien dakord, për të parë shkaqet se pse po ndodh dhe pse po vijnë këtu.
Janë bërë situata sensibilizuese në këtë vend. Imazhi i shqiptarëve nuk është që ka qenë shumë favorizues në shumë vite dhe kjo e fundit duket se e ka shtuar akoma më shumë këtë problem.
Pra është edhe çështje politike, sepse gjatë vitit patëm edhe fushatën elektorale dhe debati për shqiptarët që vinin ilegalisht u bë edhe pjesë e diskutimeve politike, pastaj kemi edhe parti politike që janë kundër emigracionit. Por impakti që ka pasur është trajtuar edhe negativisht në media të cilët kanë vënë tituj paragjykues dhe me jo te drejtë.



