Policia e Tiranës njofton arrestimin e Ilir Metës. Në njoftimin e policisë së kryqeytetit thuhet se në pranga është vënë 54-vjeçari Ilir Meta, i cili akuzohet për vjedhje në një dyqan.
Personi në fjalë është kapur duke vjedhur rroba në dyqan në Rrugën e Dibrës.
“Më datë 03.04.2017, u arrestua shtetasi Ilir Meta, 54 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, në Rrugën e Dibrës, është konstatuar duke vjedhur rroba të ndryshme, në dyqanin e shtetases L.C. Nga veprimet hetimore rezultoi se, ky shtetas është autor i ngjarjeve të ndodhura më datë 21.03.2017 dhe 30.03.2017”, thuhet në njoftim.



