Problemet e gjumit/ Neuropediatrja Rino: Më shumë se orët e gjumit, është më e rëndësishme cilësia e tij. Ndikon në zhvillimin e fëmijës

Problemet e gjumit/ Neuropediatrja Rino: Më shumë se orët e gjumit, është më e rëndësishme cilësia e tij. Ndikon në zhvillimin e fëmijës

Një prej dilemave që përballohen shpesh nënat është pse fëmija i tyre nuk fle mjaftueshëm dhe pse orari i gjumit është i paqëndrueshëm.

Mjekja neuropediatre Pasionare Rino, e ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, shpjegon se duhet të vlerësohet më shumë cilësia e gjumit sesa orët e tij, pasi kjo ka një ndikim të madh në zhvillimin e fëmijës.

Gjumi është një gjë interesante, dhe duke qenë se bëj profesionin e neuropediatres, kam parë me qindra raste, me provën e gjumit dhe me regjistrimet që i kemi bërë ne për të parë se çka kanë ata.

Gjumi është 1/3  jetës së njeriut, te fëmijët është gati gjysma dhe pastaj fillon e zvogëlohet gradualisht. Gjumi është pjesa më e rëndësishëm sepse është funksion fiziologjik shumë i rëndësishëm i cili në gjuhën mjekësore mund te thuhet se është medikament i lirë, nuk ke nevojë të blesh ilaçe por të bësh një gjumë të mirë.

Për dr.Rino, për shumë nëna, pyetja rreth orëve të gjumit të fëmijëve shpesh mund të bëhet një shqetësim i kotë

Shumë rendësi ka kohë sa flemë, por te nënat shpesh mund te cilësohet si shqetësim i kotë.

Vijnë në dhe thonë që fëmija i porsalindur fle 13-17 orë, kurs fëmija im kur fle shumë thonë pse fle 20 orë, kur fle pak, thotë pse fle 13 orë.

Nuk ka rëndësi ora te fëmijët e porsalindur. Gradualisht fillon me këtë orarin 13-17 dhe pastaj ulet gradualisht orët e gjumit dhe shtohen orët e gjumit. Nënat shqetësohem kot për orët e gjumit, dhe nuk shqetësohen për cilësinë e gjumit që e kanë detyre ato sepse rritja e fëmijës është detyrë e vështirë.

Për neuropediatren Rino, më shumë se orët e gjumit, është shumë më e rëndësishme cilësia e gjumit.

Një gjumë i keq ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në sjelljen e fëmijës, duke e bërë atë të papërqendruar dhe të vështirë për tu menaxhuar.

 Cilësia e gjumit te fëmijët, është shumë e rëndësishme për ditën pas, pra për të nesërmen, për zhvillimin e fëmijës, qetëson ankthin, hiperaktivitetin, qetëson turbullimet e sjellës, urinim e pavullnetshëm, agjitimin, sjellja agresive në shkollë.

Ai fëmijë që nuk e plotëson cilësinë e gjumit është jo i komportueshëm në jetën e përditshme.

Në cilësinë e keqe të gjumit ndikon kjo që sa më shumë i mbajnë fëmijët në gjumë gjatë ditës, aq më pak flenë ato gjatë natës. Sepse fëmija i porsalindur, atë ciklin kardian të gjumit ditë-natë nuk e kanë të zhvilluar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy