Këshilltari bashkiak i Fratelli D’Italia, Tritan Myftiu, zyrtarizmin e qeverisë së re italiane të drejtuar nga Giorgia Meloni, e sheh me ngjalljen e shpresës tek ata që e votuan, ndërsa si sfidë kryesore cilëson atë ekonomike.
Në një lidhje skype me studion e lajmeve të MCN Tv, ai deklaroi se problemi kryesor me të cilën do të përballet qeveria e re, do të jetë ai i kostove të energjisë, pasi tha se gjithnjë e më shumë janë më rënduar pagesat e dritave, si për privatët dhe për ndërmarrjet.
Ai deklaroi se këto kosto influencojnë drejtpërdrejtë në koston e prodhimit dhe në konkurrencën e mallit italian përkundrejt shteteve të tjera, në një situatë krizë globale.
Që në ditën e parë pas zgjedhjeve dihej kush do të ishin partitë që do të bënin qeverinë, në mënyrë informale filluan tratativat mes katër partive kryesore të koalicionit të qendrës së djathtë dhe ditën kur u konsultua me aleatët e qendrës së djathtë ishte e qartë se kush do ishte Kryeministrja, e cila kishte vendosur edhe se kush do ishin ministrat.
Mendoj se kjo është qeveria e bërë më shpejt në historinë e Italisë. Një ndër poblemet kryesore ishte fakti se është disi e vështirë për dy burra dhe Berlusconin 85-vjeçar që pasi ka qeverisur Italinë për vite me radhë të mos jetë protagonist i dorës së parë dhe ndoshta disa kontradikta për emrat që kërkonte të impononte Berlusconi ka patur, për të cilat Meloni nuk ka qenë dakord.
Kjo pasi Meloni deklaroi se donte të bënte një qeveri efikase, me persona teknikë që njihen për aftësitë në fushat ku janë emëruar si ministra.



