Bashkimi Europian po e ndjek nga afër çështjen e AKSHI-t dhe problematikat në administrimin e shtetit digjital.
Mënyra se si Shqipëria po zhvillon shtetin digjital pritet të ndikojë në vlerësimin e Shqipërisë në procesin e integrimit. Komisioni Europian nënvizon rëndësinë e forcimit të sigurisë kibernetike dhe përafrimit të kuadrit ligjor e institucional me standardet e BE-së.



