SPAK kërkon nga 7 vite burg për gratë xhihadiste

SPAK kërkon nga 7 vite burg për gratë xhihadiste

Prokuroria e Posaçme dha pretencën për 5 nga të akuzuarat që shkuan në Siri, për t’i bashkuar luftëtarëve shqiptarë për xhihad.

SPAK ka kërkuar dënimin e tyre me 7 vite burg, por për shkak të gjykimi të shkurtuar, u ulet automatikisht 1/3 e dënimit nëse shpallen fajtore. Si përfundim, SPAK kërkoi pezullimin e dënimit me burg për gratë dhe vënien në shërbim prove për një periudhë 5-vjeçare. 

Vendimi pritet të jepet pas disa ditësh nga GJKKO. SPAK i hetoi gratë xhihadiste që u riatdhesuan nga kampet e Sirisë në Shqipëri, për pjesëmarrje në organizatat terroriste dhe pjesëmarrje në veprimtari ushtarake në një shtet të huaj.

Të pandehurat në këtë proces u larguan në drejtim të Sirisë në vitet 2013-2014, duke ndjekur pas bashkëshortët e tyre, që shkuan të luftonin fillimisht përkrah Al Nusras dhe më pas për ISIS. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy