
Qindra protestues kundërshtuan zgjerimin e një fabrike Tesla pranë Berlinit, me disa prej tyre që u përpoqën të sulmonin objektin e prodhimit të automjeteve elektrike.
Demostruesit me kapele dhe maska blu u përfshinë në përplasje të dhunshme fizike me efektivat e policisë, të cilët përdorën spraj lotsjellës për të zmbrapsur turmën, teksa janë raportuar disa të lënduar dhe të tjerë kanë rënë në pranga.

Organizatorët argumentojnë se zgjerimi do të dëmtonte mjedisin, pasi përdoret sasi e mëdha litiumi, që është një burim kyç për bateritë e automjeteve elektrike.
Një grup demonstruesish morën përgjegjësinë mbi ngjarjen duke bërë thirrje për shkatërrim të plotë të gjithë kompanisë.

Protestuesit e kanë nisur aksionin që në shkurt, kur qyteti ku ndodhet fabrika votoi kundër planeve në një referendum që nuk ishte ligjërisht i detyrueshëm. Që atëherë u vendosën në një kamp pranë godinës.



