Baçi: Kuvendin e 18 dhjetorit e shoh me skepticizëm, nëse ndodh do jetë show i radhës (VIDEO)

Baçi: Kuvendin e 18 dhjetorit e shoh me skepticizëm, nëse ndodh do jetë show i radhës (VIDEO)

Në një komunikim me “Skype” në edicionin e lajmeve në MCN, deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi është shprehur mbi zhvillimt në të fundit që po ndodhin në këtë forcë politike.

Baçi u shpreh se për kuvendin e thirrur nga Sali Berisha më 11 dhjetor kanë firmosur rreth 5000 delegate, nga 7600 që janë në total. Ndërsa, lidhur me kuvendin e datës 18 dhetor të thirrur nga kreu i PD, Lulzim Basha, ai thotë se e sheh me skepticizëm dhe se nëse realizohet, do të jetë një shoë.

Intervista e plotë në MCN:

1-Ndoqëm deklaratën të bërë sot, ku ju citoni kërkesën e sekretarit të përgjithshëm, Gazment Bardhi për të shtuar 226 delegatë në Kuvendin e 17 korrikut. Mbi cilën procedurë i shtuat këta delegatë zoti Baçi? A u bazua procesi në statut?

Ka një procedurë ku përveç grupit të parë në statut parashikohet që të merrnin pjesë edhe sekretarët e seksioneve që kanë mbi 15% anëtarë. Një pjesë do merrte pjesë patjetër në kuvend. Por duke parë vështirësinë se si u zhvillua kuvendi, vështirësinë në pjesëmarrje mu kërkua që të viheshin dhe pjesëtarët e tjerë të seksioneve edhe nga bordi këshillimor vlera të PD, figura të PD. Dhe midis tyre unë përzgjodha ata që ishin mbi numrin e lejuar të bordit. Duke u nisur nga kjo u vërtetua se numri 640 delegatë, numri përfundimtar. Ky numër i madh delegatësh ka qenë në kuvendin e 17 korrikut të miratuar nga vetë ata. Këtë kuvend e mbledhin vetë delegatët.

2-Javën tjetër mblidhet Kuvendi i 11 dhjetorit, i thirrur nga ish-kryetari Sali Berisha. Ju do të jeni pjesëmarrës atje, dhe në rendin e ditës flitet për ndryshime statutore. A jeni në dijeni të këtyre ndryshimeve apo do t’i mësojmë ditën e fundit?

Akoma nuk mund të them se çfarë ndryshime do bëhen por mund të them se do ketë ndryshime statuore, zgjidhjet me një anëtar një votë ,do të futen primaret në statut, ku lista e delegatëve nuk do bëhet me me vendojsen e kryetarit por ti rendisi vetë PD. Gjithashtu propozimet të mos jenë formale por të propozohen nga baza e partisë.

3-Si janë parashikuar punimet e Kuvendit, do të vijojnë edhe pas 11 dhjetorit?

Janë detaje teknike që s’jap dot shpjegime. Në ditët në vijim do vendosen dhe do të bëhen publike

4-A jeni organizuar për manifestime në rrugë apo në selinë e partisë në Tiranë?

Ka kuvend të PD-së dhe ky kuvend ka rregulla ku do zbatohen të gjitha një për një. Ka kuvend dhe jo miting.

5-Në Kuvendin e 18 dhjetorit, i thirrur nga Lulzim Basha, në rendin e ditës është parashikuar shpallja e Platformës Qytetare për Demokraci. Ju si deputet, jeni angazhuar në hartimin e kësaj platforme apo nëse keni dijeni se çfarë përmban ajo?

Nuk kam asnjë dijeni, është një kuvend-antikuvd do e quaja, pasi nuk ishte e domosdoshme për një datë kuvendi dhe në respekt të delegatëve nuk duhet të kishte një datë tjertër. Duke qenë se 7600 janë të gjithë delegatët, 5000 kanë firmosur për 11 dhjetorin, pjesa e mbetur nuk mund të mblidhet. Unë e shikoj me skepticizëm të parealizueshëm kuvendin e 18 dhejtor, nëse realizohet do jetë një shoë i radhës. Nuk besoj se duhet të ketë një kuvend të tillë.

6-Më 18 dhjetor, Lulzim Basha do të miratojë vendime që shkojnë kundër qasjes së fraksionit të Berishës. Vendime të miratuara me firmë dhe me vulë, që njihen nga Gjykata shqiptare. Çfarë ndodh pas kësaj, cili do të jetë veprimi juaj?

Nuk mund të parashikojmë se cfarë hapash do të merren dhe si do vijohet. Më vjen keq se nuk mund të gjykohet. Mendoj se nuk ja vlen të bëjmë anbaliza. Mos të paragjykojmë çdolloj paragjykimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy