Nga Bardh Spahia te Luçiano Boçi dhe Igli Cara/ Kush janë fituesit në primaret e PD

Nga Bardh Spahia te Luçiano Boçi dhe Igli Cara/ Kush janë fituesit në primaret e PD

Ka përfunduar procesi i numërimit në primaret e PD në disa prej bashkive më të rëndësishme të vendit. 

Enigma e vetme mbetet Tiranë, ndërkohë që në Shkodër është rikonfirmuar krybashkiaku aktual Bardh Spahia, në Elbasan  kandidat i PD do të jetë Luçiano Boçi, ndërsa në Durrës triumfon Igli Cara. 

Në tre qendra votimi në Shkodër, Spahia mori 1386 vota pro, 6 kundër, ndërsa 5 rezultuan të pavlefshme.

Ndërsa Boçi mori 2168 vota pro, 7 kundra dhe 3 të pavlefshme. Sa i takon Igli Carës, ky i fundit mori 1399 vota pro, 299 i mori rivali i tij Dervishi, ndërsa 3 rezultuan të pavlefshme. 

Në Fier ka balotazh, ku do të duhet të votohet sërish për të zgjedhur mes dy rivalëve, Evdar Kodhelit dhe Artur Mahmutajt.

Në Vaun e Dejës morën pjesë 856 votues, ku deputeti Zef Hila mori 722 vota duke u konfirmuar si fitues i primareve dhe kandidat për bashkinë. Rivali i tij Kol Shaba mori 142 vota.

Eduart Sharka fiton garën brenda PD në Lushnjë me 1021 vota, duke u shpallur kandidat i kësaj force politike në zgjedhjet për kreun e bashkisë. 

Ndërkaq, në bashkinë Gjirokastër rezultoi fitues Dorjan Lani me 291 vota, pas tij Enkelejda Mushi me 48 vota dhe Telnis Skuqi me 34 vota. 

Në Korçë ka fituar Ledina Alolli, në Maliq Alfred Gega, Elvis Hajderelli në Devoll, Zihni Tollozhina në Pogradec, Ethem Lumani në Kolonjë, ndërsa Pusteci i është lënë partive aleate.

Në Kuçovë ka fituar kandidati i Partisë së Lirisë Lefter Maliqi.

Në Këlcyrë, rezultoi fitues Arjan Kasaj me 171 vota, përballë Edmond Nanos me 39 vota, ndërsa një votë rezultoi e pavlefshme. 

Në Libohovë, 282 pjesëmarrës kanë votuar në bllok kandidatin e vetëm Adil Xhelili. 

 

(17:30)

Në disa prej bashkive ka nisur procesi i numërimit të votave për primaret e PD, ndërsa në të tjera votimi është shtyrë pas orës 18:00. 

PD ka publikuar shifrat e pjesëmarrjes në votimet e primareve, ku deri në orën 17:00 kanë votuar 51 mijë e 797 anëtarë dhe simpatizantë.

Korrespondentët e MCN TV raportojnë se në Lezhë votimi vijon ende pasi ka anëtarë dhe simpatizantë që presin për të votuar. Qendrat e votimit do të qëndrojnë hapur deri në 19:00, duke qenë se procesi nisi me 60 minuta vonesë.

Në Mirëditë dhe Kurbin procesi është mbyllur dhe pritet të nisë numërimi i votave. Ndërkaq është mbyllur procesi i primareve në Memaliaj, ku komisioni pas numërimit të votave ka konfirmuar fitues Albert Malaj me 300 votave, kundrejt Bukurosh Ajdinit, me 20 vota, ndërsa 4 rezultuan të pavlefshne.

 

(16:30) Mbi 42 mijë persona kanë votuar deri më tani në primaret e PD

Partia Demokratike bën me dije se deri në orën 15:00 pjesëmarrja e votuesve në primare ka qenë në shifrat 42 mijë e 365 anëtarë dhe simpatizantë. 

Shifrat janë komunikuar për mediat nga anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo.

Ky i fundit tha se nëse do të ketë dyndje, procesi i votimeve do të shtyhet pas orës 18:00, që është orari zyrtar për mbylljen e votimeve. 

PD gjithmonë e ka ushtruar këtë instrument. Në të gjitha qendrat, të cilat në orën 18:00 kanë ende në radhë, anëtarë, simpatizantë për të votuar, sinjalizohet komisioni electoral në qendër dhe jepet leja për të vazhduar deri në çastin që votuesi i fundit ka votuar dhe ka dalë nga qendra e votimit. Kërkesa shtyhet në 10 apo 15 minutat e fundit të votimit, në çastin kur shihet që vërtetë ka dyndje dhe dyndja nuk përballohet dot brenda orës 18:00".

Sjellim në vëmendje që selia blu po zgjedh këtë të diel përmes votës kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Vëmendja është përqendruar në Tiranë, ku në garë janë 7 kandidatë: Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Enkelejda Fejzo, Fatmir Merkoçi, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti dhe Julian Deda.

 

VOTUESIT SIPAS QARQEVE

Qarku Shkodër 2365 votues

Qarku Lezhë 3850 votues

Qarku Kukës 3690 votues

Qarku Dibër 3250 votues

Qarku Durrës 2380 votues

Qarku Tiranë 12127 votues

Qarku Elbasan 3147 votues

Qarku Korçë 3885 votues

Qarku Berat 1296 votues

Qarku Fier 3135 votues

Qarku Vlorë 2207 votues

Qarku Gjirokastër 1063 votues

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy