Tre të vrarë në Fushë Krujë/ Softa: Autorët grup paramilitar me veprime profesionale, të nxirret Ushtria (VIDEO)

Tre të vrarë në Fushë Krujë/ Softa: Autorët grup paramilitar me veprime profesionale, të nxirret Ushtria (VIDEO)

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa e cilëson si ngjarje tejet të rëndë që ka tronditur nivelin e sigurisë në vend, masakrën me tre të vrarë në Fushë Krujë.

Nga studio e MCN Live, ai ngriti alarmin për sigurinë kombëtare duke qenë se ngjarja ndodh në një nga akset kryesore të vendit, ku në verë kur është rritur densiteti i mjeteve në rrugë.

Sipas tij, një akt i tillë është i rrezikshëm për këdo që është përreth me mjet me familjen dhe kjo ngre pikëpyetje nëse është Shqipëria një mjet i sigurtë ku mund të lëvizësh.

E shoh si grup paramilitar se veprimet e tyre janë profesionale, në një ambient i zgjedhur nga një kohë e gjatë e ndjekjes së viktimave deri sa është gjetur ai vend ku ka mungesë kamerash, ekzekutimi i tyre është i frikshëm.

Në çdo rast që ka pasur ngjarje të tilla, ka pasur vrasje, djegie shkatërrim. Nga të dhënat paraprake raportohet katër veta, unë mendoj se kanë qenë më shumë se fakti që janë larguar, kanë braktisur mjetet, dyshoj më shumë.

Nuk mund të flasim për vrasës me pagesë apo eliminim bandash, duhet të shohim grupmoshën, tipet e tyre, niveli arsimor dhe a janë vrasës që lëvizin në territor apo ju përkasin grupeve të caktuara.

Po e quajmë si organizatë ekzekutive për grupet kriminale. Gjasat janë që janë të paguar, po edhe të stërvitur, fakti që dinë të përdorin armë automatike, dinë të largohen.

Ose janë të rritur me krim, ose janë të stërvitur dhe kanë gjakftohtësi. E para kanë pasur qetësi, e dyta një lloj sigurie dhe tregon që nuk janë rastësor dhe mund të jetë përdorur dhe në raste të tjera.

Softa deklaroi se Policia e Shtetit ka kapacitete, ka njerëz shumë të aftë, por nënvizoi policia shqiptare duhet të marrë të gjitha përgjegjësitë dhe ndryshimet në të nuk duhet të jenë periferike, por radikale.

Nëse nuk do jetë në gjendje ta zgjidhë policia, të futet Ushtria, e cila është edhe mbrojtëse e sigurisë kombëtare. Nuk mund të lëvizin RENEA dhe FNSH, në çdo rreth, se bëhen telef.

Brenda forcave të policisë ka të inkriminuar, duke përjashtuar mundësinë e një vullneti politikë, futet Ushtria. Pa një rend nuk mund të kesh një vend që të kesh liri të shprehjes së njeriut apo të zhvillimeve ekonomike.

Duhet vullnet që të tregohet se nuk është e përfshirë policia. Grupet lëvizëse janë grupe të moshave të reja, janë rekrutuar më parë dhe nuk pyesin për këto lloj ekzekutimesh.

Mendoni sikur këto grupe të përdoren për të sulmuar gazetarët, politikanët? Nëse do shkojmë deri sa të shkojmë këtu, imagjinoni si do gjendet.

Është thuajse e pamundur që qytetarët të japin informacion për raste të tilla, është humbur besimi. Nuk mund të shkojë informatori sa do lekë ti japësh, pasi mund të jetë viktima e radhës.

Nuk ka nevojë të gjesh informacionin e duhur, se ti ke strukturat. Ushtria u përdor dhe në momentet e Covidit, por edhe për pastrimin e bregdetit dhe të zjarreve.

Një rast i tillë kur flasim për krimin dhe kriminalitetin, pse jo të mos përdoret Ushtria? Ose të ngrihet xhandarmëria, një pjesë e forcave të policisë të veprojnë mbi bazë territori dhe të lehtësohet Policia e Shtetit. 

Nëse u eliminuan tre veta do ketë të tjerë e të tjerë, problemi shtrohet tek parandalimi. Policia nuk duhet të bazohet vetëm tek grupet në terren, ky është një sistem që prodhon killera dhe njerëz të tillë.

Siç investojmë në teknologji për të kapur patentat e njerëzve, duhet të kemi stacione profesionale të cilat duhet të kenë mundësi që të marrin informacione. Nëse do pastrojmë radhët e policisë dhe do qarkullojmë elitat, ku secili vjen sipas meritave dhe jo sipas simpatisë.

Gjëja e parë që krimi bën është organizimi i korridoreve të kalimit, qoftë dhe nga struktura të kriminalizuara të shtetit. Edhe ata që u vranë kishin armë me vete, kjo tregon se shkëmbejnë informacione.

Duhet investuar tek informacioni, nëse do të parandalosh një ngjarje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy