Dieta mesdhetare është një aleat i fuqishëm për parandalimin e disa sëmundjeve. Studiuesit kanë zbuluar së fundmi se dieta mesdhetare parandalon edhe kancerin në gji.
Një studim i kryer me 62 mijë gra arriti në konkluzionin se ato që ndiqnin tradicionalisht mënyrën mesdhetare të të ushqyerit kanë 40 % më pak rrezik për t’u prekur nga kanceri i gjirit i tipit ER-negativ, një lloj tumori që nuk varet nga hormone estrogjen.
Studimi është kryer nga Piet van den Brandt i universitetit holandez të Maastricht-it dhe është publikuar në revistën “International Journal of Cancer”.



