Rrëfehet Ferdinant Doda: Vajzat më kanë dalë nga kontrolli, për shkak të akuzës nuk u afrohem dot

Rrëfehet Ferdinant Doda: Vajzat më kanë dalë nga kontrolli, për shkak të akuzës nuk u afrohem dot

Ferdinant Doda ka rrëfyer në emisionin “Rrëfimi Juaj” dramën e tij, që ka nisur 5 vite më parë kur bashkëshortja i kërkoi të largohej 5 ditë nga shtëpia për të shkuar tek familjaret e saj, por që nuk u kthye më kurrë. Doda bëri një kallëzim penal pasi nuk dinte se ku i kishte shkuar bashkëshortja, dhe pas shumë tentativash ai e gjeti atë, por ajo e kishte akuzuar për dhunë në familje. Menjëherë pas dëshmisë së gruas, Doda u përball me akuzën e nenës së tij e cila kishte denoncuar se Ferdinanti kishte ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur. Mbi të rëndonin dy akuza të rënda duke u larguar menjëherë nga dy vajzat e tij. Nena Ferdinantit menjëherë nisi procedurat e divorcit me bashkëshortin e saj, vetëm për faktin që të kishte kujdestarinë e plotë ndaj vajzave te mitura. Për Ferdinant Dedën prokurori i çështjes dhe gjyqtarja kanë kryer një masakër gjyqësore duke thyer kodin e familjes. I çuditshëm mbetet fakti se gjyqtarja ka vendosur se Ferdinanti me dy akuza, dhunë në familje dhe ngacmim seksual ndaj vajzës së tij të jetojë në një banesë me nenën dhe vajzat e tij. Dy fëmijët e Ferdinantit gjenden në një situatë të vështirë, por ai nuk mund t'i afrohet për shkak të akuzave ndaj tij. Vajza e madhe e Ferdinantit është në gjendje të rëndë psikologjike dhe dhunon motrën e saj të vogël. Ferdinanti shprehet se nëse nuk ndërhyn shteti do të kalojë në vetëgjyqësi, vetëm për të mirë të fëmijëve të tij. “Goca e madhe është në gjendje të rëndë, më rreh të voglën e torturon. Një natë më erdhi në 2 të natës, nuk i kërkoj dot llogari t’i them ‘oj bijë ku ishe’. Nuk e di se ku shkon, se çfarë mund të bëjë ky fëmijë. Kjo kujdestarja e quajtur Bedrie Dosku pse nuk i kërkon llogari? Ku është ky i plotfuqishëm që është palë me të. Vajzën e madhe ma nxorrën nga rruga Bedria Dosku dhe Astrit Doda, që është vëllai im dhe ma shfrytëzon. I bëj thirrje, a ka ligj për shfrytëzimin e fëmijëve. I tremben trafikimit, nuk e di se ku shkon fëmija im”.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy