
Sipas kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, PS ka thyer rekord në Bërzhitë duke marrë 65% të votave. Në një deklaratë për mediat, Veliaj tha se kjo zonë ka qenë kryesisht e djathtë, ndërsa sipas tij deputeti i ardhshëm Xhemal Qefalia i kësaj zone do të fillojë me punën e rindërimit.
“Kemi thyer një rekord me 65 %, Berzhitën një njësi rurale e Tiranës që në shumicën e viteve të tranzicionit ka qenë e djathtë. Kemi thelluar rezultatin dhe jam sot me krenari dhe mirënjohje. E vlerësoj jashtë mase se është një nga zonat më të dëmtuara nga tërmeti rreth Tiranës”, tha Veliaj.



