Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza ka thënë se të paktën 34,735 palestinezë janë vrarë deri tani në enklavën palestineze që nga fillimi i luftës me Izraelin.
Ministria shton se 78,108 të tjerë janë lënduar, ndërsa 52 persona janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite gjatë 24 orëve të fundit.
Kujtojmë se shifrat e ministrisë së shëndetësisë nuk bëjnë dallim mes civilëve dhe militantëve.
Izraeli nisi një fushatë hakmarrëse në Gaza pasi luftëtarët e Hamasit kaluan kufirin në Izrael më 7 tetor, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke marrë peng më shumë se 200.



