Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare, aktori i njohur Xhemil Tagani (VIDEO)

Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare, aktori i njohur Xhemil Tagani (VIDEO)

Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare aktori i njohur i Teatrit Kombëtar, Xhemil Tagani. 


Xhemil Tagani ka interpretuar dhjetra role në Teatrin Kombëtar, pa lënë pas edhe kinematografinë. 


Lindi  në Tiranë, më 6 shkurt 1945, ndërsa studio në Institutin e Lartë të Arteve, dega e dramës.


Me 1968 filloi punë si aktor ne Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) derisa doli në pension. Luajti mjaft role të dyta dhe episodike. U shqua për krijimin e karaktereve.


Ka interpretuar mbi 70 role në teatër, kryesisht nga dramaturgjia kombëtare.


Pas vitit 1992, ku si më të arrirët përmenden : Agroni te “Shokët”, Alqi te “Studentja e vitit të fundit”, Tushka te “Një nuse për Stasin”, Uçi te “I pazvëndësueshmi”, Selimi te “Bashkë me Agimin”, Ina te “Arturo Ui”, Peç Mbloçi te “Lumi i vdekur”, Reizi te “Duke u gëdhirë viti 1945”, Samiu te “Kështu të dua”, Thomai te “Nën dritat e skenës”, te “Kryqi i bardhë”, etj.


Ai u shkëput nga Teatri, duke e mbyllur karrierën e tij mbi tre dekada në skenën e Teatrit Popullor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy