Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Eduard Selami, ka vijuar sot fushatën në Lezhë dhe Laç. Para demokratëve, Selami prezantoi platformën e tij dhe shtoi se ajo “do të rikthejë meritokracinë brenda Partisë Demokratike”.
“Nga kjo garë Partia Demokratike do të dalë shumë më e fortë”, ka thënë Eduard Selami përpara anëtarëve në Lezhë dhe Laç. Ai tha se edhe pse kjo është një garë e pabarabartë, nuk është false.



