Boçi: Reforma zgjedhore nuk mbyllet brenda sesionit parlamentar, duhet qeveri teknike (VIDEO)

Boçi: Reforma zgjedhore nuk mbyllet brenda sesionit parlamentar, duhet qeveri teknike (VIDEO)

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se vendimet e gjykatës janë të detyrueshme për tu implementuar në ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

Por sipas tij, ajo që duhet negociuar janë kërkesat e Partisë Demokratike për koaliconet, qeveri teknike, adresimi i vërejtjeve të qeverisë teknike, vota e emigrantëve apo çështja e listave që është kërkuar që në fillim të jetë e hapur.

Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se Edi Rama i përmbahej thënies për grupit të dialogut, pasi thotë se ka shumicën e votave.

Drupal Ad

Ne do vazhdojmë të insistojmë nuk besojmë sedo përmbyllet në fund të këtij sesioni parlamentar, edhe pse grupi i dialogut do vazhdojë të dialogojë.

Ne kemi kërkuar që në fillim përfshirjen e emigrantëve, jo vetëm të diasporës.

Tu krijohet mundësia të shprehin vullnetin e tyre, do krijonte një balancë të re politike, premisën parësore.

Thelbësore është që votimi të mos jetë me postë shqiptare, por ndërkombëtare.

Ka ndodhur në shtete me demokraci të konsoliduara ku votat me postë kanë bërë diferencën.

Unë them se reforma ende nuk ka sukses, nuk ka dritë, të shohim në ditët në vijim.

Thelbi i sistemit demokratik është vota dhe kur ajo nuk është e lirë, nuk kemi demokraci. Këtu duhet të përqendrohemi.

Regjimi politik i Ramës është ai i votës së grabitur. Ne kemi kërkuar që në tryezën e dialogut të ketë përfaqësim nga parti të vogla parlamentare dhe joparlamentare.

Duhet reformë me komision, ku të vijnë propozime serioze.

Ne kemi kërkesën për pranimin e koalicioneve, sepse pranimi i koalicioneve bën që votat të mos humbasin.

Gjithçka duhej bërë nëpërmjet një debati dhe bashkëpunimi opozitar. Duhet bërë si rregull që tre muaj para zgjedhjeve të ketë qeveri teknike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy