
Për herë të parë në 30 vite, shqiptarët nuk do të jenë të përfaqësuar në Parlamentin serb.
Në një lidhje me Skype për MCN, kreu i Alternativës Shqiptare, Shqiprim Arifi, tha se rezultati i dobët i partive shqiptare erdhi për shkak të përçarjes nga kandidati Shaip Kamberi.
Ky i fundit, edhe pse iu afrua hyrjes në parlamentin serb, nuk arriti të siguronte votat e nevojshme.
Është rezultat i përçarjes që ka vendosur Kamberi në spektin politik. Qytetarët janë të dëshpëruar me politikat e Serbisë. 6000-10000 qytetarë janë pasivizuar.
Ajo që thotë Kamberi është t’i hedhësh hi syve qytetarëve.
Arifi bëri përgjegjëse për gjendjen e shqiptarëve të Luginës dy qeveritë shqiptare.
Për herë të parë shqiptarët e luginës janë pa përfaqësim në parlament. Dhe kjo duhet të jetë sinjal alarmi për Kosovën. Kosova nuk po e luan lojën mirë, Shqipëria është jashtë loje.



