Vangjeli: Berisha, kura e vetme për të shëruar PD, por mund të vrasë dhe pacientin. Zgjedhjet i fiton Rama-Veliaj

Vangjeli: Berisha, kura e vetme për të shëruar PD, por mund të vrasë dhe pacientin. Zgjedhjet i fiton Rama-Veliaj

Nga studio e ‘Stay Tuned’, analisti Lorenc Vangjeli ka folur edhe për situatën politike në Partinë Demokratike ku u shpreh se çdo 4 vjet kur bëhen zgjedhjet e gjithë vëmendja e publikut është kush fitoi shumicën dhe kush janë emrat konkretë që do qeverisin vendin dhe harrohet se shqiptarët në atë moment kanë votuar për një institucion aq të rëndësishëm, për një nga shtyllat, që është opozita.

Në 2019 opozita humbi legjitimitetin moral. E kthyer më pas ka një rresht tjetër gabimesh që fillon me të nesërmen e zgjedhjeve, 25 prill që ajo që duhet të ndodhte për shkak të institucionit moral, kryetari i opozitës së asaj kohe duhet të ishte larguar, por besoj se ai ka pasur një marrëveshje, mes Berishës dhe Bashës. Kjo ndjehej, ishte e parashikuar se do të ndodhte fati i Berishës me SHBA, shpallja e tij non grata, dhe thelbi i marrëveshjes ishte 'ti më ndihmo fillimisht të kaloj hallin tim që ishte rizgjedhja në krye të partisë, dhe unë të ndihmoj nesër kur të vinte momenti i non grata". Ai e quajti Bashën besëprerë, por kjo ishte një besë mes dy burrave demokratë, dhe pas kësaj kjo e ka ndarë opozitës në së paku 3 pjesë dhe ajo që ka ndryshuar është thelbësisht se ka një PD që ka kryetar të saj Berishën, dhe ka një zvarritje të vazhdueshme të mbajtjes së pjesës formale dhe jo më morale, të vulës siglës dhe me radhë. Askush nuk vendos dot mbi vullnetin e demokratëve. Berisha ishte kura e vetme për të shëruar nga sindroma e humbjes PD që e mbante Basha, por që është e tillë që mund të vrasë dhe pacientin.

Për Alibeajn, Vangjeli u shpreh se ai për momentin dhe formalisht ka vetëm një post, atë të kryetarit, i cili po vihet në dyshim që justifikon dhe aktin e përjashtimit të 4 deputetëve.

Ka një krisje dhe mes Bashës që vazhdon të besoj se mund të kthehet në PD, dhe të Alibeajt që beson se mund të jetë kreu i PD. Është një krisje që zhvillohet në kufijtë e absurdes. Të dy së bashku nëse do shikonit votën e tyre personale, të jeni e bindur se do votonin kundër kandidatëve të Berishës, sepse pritja e tyre nuk është fitorja e opozitës, por humbja e Berishës si një shans për tu rikthyer ata në PD dhe kjo është pjesë e faturës që do e paguajnë demokratët.

Ndërsa i pyetur nëse mund të mundë Këlliçi, Veliajn, ai tha se nuk ka një garë mes tyre. Sipas tij, në kutinë e votimit nuk do shohim portretet e tyre, shqiptarët do shohin dhe do zgjedhin mes një dysheje që është Rama-Veliaj dhe nga ana tjetër Berisha- Këlliçi.

Qytetarët e Tiranës nuk ftohen elektoralisht, por do të votojnë për këto dy oferta. Në Tiranë gati-gati nuk ka asnjë garë dhe Veliaj do të ketë mandatin e tretë dhe të fundit. Fiton Edi Rama dhe Veliaj që është pas shpinës së tij, dhe humbës është Berisha dhe Këlliçi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy