Veliaj, pasuesi i Ramës? Çani: Lufta brenda llojit, e tmerrshme. E patë si përfundoi Tahiri

Veliaj, pasuesi i Ramës? Çani: Lufta brenda llojit, e tmerrshme. E patë si përfundoi Tahiri

Në studion e “Të Paekspozuarit”, të ftuarit analizuan marrëdhënien Rama-Veliaj dhe mundësinë që ky i fundit të marrë drejtimin e partisë në të ardhmen.

Ervin Goci: Koncepti i një lideri politik ka vdekur. Veliaj mund të jetë administrator. Nuk ka shanse sepse ai nuk ka parti. Lideri i kujt do të bëhet? Mund të jetë një person, një sekser. Kryetar dhe lider politik nuk ka qenë kurrë. Nuk ka luftuar kurrë pë rasgjë. Është i inkriminuar, ka dosje të hapura. Një njeri i tillë nuk dihet sa e ka qëndrueshmërinë.

Çani: Niveli këtu është shumë i ulët. Parashikimi im është ky që nëse nuk i ndodh gjë rrugës, sepse incidente me drejtësinë ka ai. Nëse Rama nuk e do e shet. Kush ishte pasuesi para ca vitesh? Ishte Tahiri, ku përfundoi. Lufta brenda llojit është e rrezikshme. Ne jemi thjeshtë duke biseduar. Ky është një makinë politike shumë më e fuqishme se Tahiri. Ai është në ngjitje, nuk ka rëndësi sa vota merr.

Rakipi: Këtu siç ngjitesh, zbret menjëherë.

Çani: Ambicia e tij është më e madhe se e Ramës.

Zheji: Rama i ka ngarkuar fushatën. Kjo e ka ekspozuar sepse ai duhet t’i tregojë partisë se ka rendiment. Për mendimin tim i ka dhënë detyrë të merret ai me Bashën. Pra, është një mënyrë për ta konsumuar Veliajn. Rama me mendjen e tij nuk ikën deri në 2030.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy