Sulmi ndaj Top Channel/ Llabani: Po merren në pyetje pronarët e TV. Ja tre pistat e hetimit mbi ngjarjen (VIDEO)

Sulmi ndaj Top Channel/ Llabani: Po merren në pyetje pronarët e TV. Ja tre pistat e hetimit mbi ngjarjen (VIDEO)

Analistja Anduena Llabani e ka konsideruar një “atentat mafioz” sulmin me armë zjarri ndaj Top Channel, ku mbeti viktimë roja i sigurisë së televizionit.

Duke folur në MCN Live Llabani thekson se aktualisht policia po merr në pyetje pronarët e televizionit dhe në total ka tre pista hetimi në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Unë do ta quaja një atentat mafioz. Gjithçka ka qenë e përgatitur, vjedhja e targave, marrja e një makine. Janë tre pista hetimi që policia po heton. Po merren në pyetje pronarët e TCH. Ata që e kanë pasur pronë Top-in me vite, po merren deklaratat në lidhje me konfliktet që mund të kenë pasur, mesazhet, telefonat. Për momentin qëndrojmë te ndarja e pronësive, procedurat që janë ndjekur për shitjen e TCH te pronarët e rinj. Atentati ndodh kur Top-i ndryshon pronarët. Janë kryer procedurat, dhe akt-marrëveshjet. E dyta, më pak e mundshme, mund të jetë ndonjë dosje investigative. Dhe tjetri më pak i mundshëm, zero, është eliminimi i rojës që ishte në detyrë në momentin që ka ndodhur ngjarje. Do të kryhet një akt-ekspertim nëse kjo armë i përket ngjarjeve të tjera. Është ende herët sepse akt-ekspertiza kriminalistike kërkon kohën e duhur. Edhe Policia është e rezervuar për të dhënë informacione. Unë kam punuar në TCH, dhe asnjëherë s’ka ndodhur një ngjarje e tillë, edhe pse ka pasur investigime që kanë cenuar interesa kriminale. Rasti i sotëm mund të jetë i paprecedentë në historinë e medias shqiptare. Mund të ishte parandaluar por mbase askush s’e ka pritur.

Media sot është bërë edhe më agresive, është bërë një pushtet i katërt me plot gojën. Mbetet pak i shtrënguar laku për të arritur deri te arsyeja kryesore. Nuk mendoj që ka të bëjë me linjën editoriale, me emisionet investigative, unë mendoj që i kalojmë caqet e gazetarisë. Flasim për interesa të biznesit që median e shohin si mundësi për shantazhe, për të marrë prona, për të bërë apo zhbërë drejtësi. Nuk besoj se Policia e Shtetit do ketë kurajo për ta thënë këtë gjë, sepse pas fshihen njerëz që kanë jo vetëm mbështetje politike por edhe monetare. Sot ne kemi gazetarë që tregojnë me emra konkretë se si vriten njerëz, si vriten banda. Prapë këtë gazetarë ecin të lirë dhe nuk cenohet jeta e tyre. Sulmi i Top-it nuk ka lidhje me produktin që prodhon kjo media, por ka interesa të tjera”.

Llabani thotë se për ngjarjen është angazhuar edhe Policia e Vlorës pasi makina që u gjet e djegur ka ardhur nga qyteti bregdetar.

Vetëm një orë pas ngjarjes është angazhuar edhe policia e Vlorës, sepse dyshohet se kjo makinë ka ardhur nga Vlora në Tiranë dhe pastaj është djegur. Punonjës të policisë së Vlorës janë angazhuar në këtë proces hetimi. Presim të marrim një konfirmim zyrtar nëse SPAK do angazhohet në hetimin e rastit. Aktualisht po kryhen të gjitha veprimet proceduriale nga ana e policisë. Autorët kanë dashur të tregojnë se këtë herë e kanë pasur me të vërtetë. Janë përgatitur”.

Llabani shprehet se gazetarët punojnë me frikë në Shqipëri, ku nuk mungojnë as mesazhet në telefona, ku u tregohen kufijtë ku nuk duhet të shkelin.  

Sigurisht gazetarët punojnë me frikë në Shqipëri. E di kur e kupton që po punon me frikë, kur institucionet të thonë, ‘moj e kupton çfarë kërkon të dish’! Në shumë raste në telefonat tanë kanë ardhur edhe mesazhe kërcënuese, që na orientojnë çfarë duhet të themi dhe ku duhet të jemi, apo faktin që jemi vendi i vogël dhe gjërat lahen shpejt. Në momentin kur punonjës të administratës shtetërore të thonë mos u fut aty, mos shko aty, patjetër ti je e ndërgjegjshme. Ka momente kur mendojmë, jo për veten tonë, por për ata që kemi pas. Ne nuk kemi një ligj që na mbron, një institucion që na mbron, i vetmi që na mbron është institucioni ku ne punojmë”.

Llabani tha se në Shqipëri ka sot gazetarë të blerë nga persona të inkriminuar. 

Ne kemi gazetarë të blerë nga persona të inkriminuar, ose njerëz me precedentë kriminalë! Kemi media që drejtohen nga ata! Kemi para që investohen për ngritjen e portaleve, për të shantazhuar njerëz të pushtetit, por jo vetëm, edhe kundërshtarë në ngjarje. Ne s’kemi pasur probleme të tilla. Ne sot përballemi me një problem shumë here të madh. Ne sot rrallë mund të besojmë një gazetar kur flet në një studio. Ne sot rrallë mund të besojmë një media kur ka një shkrim ekskluziv. Ne rrallë sot mund të themi që një gazetar është i pavarur, dhe është thellësisht i bindur që kjo ngjarje ka ndodhur" 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy