SHBA, digjen automjetet “Tesla” në një pikë shitjeje në Las Vegas

SHBA, digjen automjetet “Tesla” në një pikë shitjeje në Las Vegas

Një sulm në një qendër shitjeje të automjeteve “Tesla” në qytetin amerikan të Las Vegasit të martën ka lënë disa automjete të dëmtuara, me të paktën dy të përfshira nga flakët.

Autoritetet besojnë se i dyshuari, i veshur me të zeza, ka përdorur koktej molotovi dhe armë zjarri për të kryer sulmin rreth orës 2:45 të mëngjesit me kohën lokale.

Të paktën pesë automjete Tesla u dëmtuan në “të paktën tri raunde” të të shtënave dhe fjala “rezisto” është shkruar me spërkatës në dyert e përparme të biznesit, tha ndihmëssherifi Dori Koren nga Departamenti i Policisë Metropolitane të Las Vegasit (LVMPD) në një konferencë shtypi.

Në një nga automjetet është gjetur një koktej molotovi i pandezur. Koren tha se ky ishte një “sulm me shënjestër”, por shtoi se besojnë se ishte i izoluar dhe nuk ka ndonjë kërcënim të mëtejshëm për publikun e gjerë.

Ai tha se si masë paraprake, kanë shtuar praninë e policisë në lokacionet e Teslas.

Shefi ekzekutiv i Teslas, Elon Musk e dënoi sulmin në X, duke e quajtur atë “të çmendur dhe thellësisht të gabuar”. Ai theksoi se Tesla, si prodhues i automjeteve elektrike, “nuk ka bërë asgjë për t’i merituar këto sulme të liga”.

Sulmi është pjesë e një vale sulmesh që kanë synuar objektet e Teslas, të nxitura nga reagimet kundër aktiviteteve politike të Muskut, duke përfshirë rolin e tij në Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë (DOGE) nën administratën Trump.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy