Një xhami për shqiptarët e St. Gallen/ Alija e Alimi: Ruajtja e vlerave kombëtare, me rëndësi kyçe

Një xhami për shqiptarët e St. Gallen/ Alija e Alimi: Ruajtja e vlerave kombëtare, me rëndësi kyçe

Komuniteti shqiptar në Zvicër janë bërë bashkë dhe kanë mbledhur rreth 15 milionë franga zviceriane për ndërtimin e një xhamie në qytetin St. Gallen.

 

Në një lidhje online, dy imamët Mehas Alija dhe Bekim Alimi thanë se realizimi i kësaj nisme u bë i mundur falë solidaritetit të komunitetit mysliman.  

 

MEHAS ALIJA – IMAM, ZVICËR

 

Nga viti 2010 kam ardhur këtu. Si komunitet funksionojmë nga viti 1992. Fillimisht xhamia brenda qytetit ka pasur hapësira më të vogla. 

 

Myslimanët shqiptarë janë një komunitet i mirëpritur dhe i mirëintegruar në rrafshin fetar. Janë profilizuar mirë dhe po e bëjnë punën e tyre më së miri. Nga 500 mijë myslimanë, pjesa dërrmuese janë shqiptarë. Besoj se jemi duke treguar shembullin më të mirë. 

 

Në të gjitha xhamitë tona në qytetet e Zvicrës bëhen aktivitete. Ruajtja e vlerave kombëtare mbetet shumë e rëndësishme për ne. Në shumë xhami mësohet gjuha shqipe. Qëllimi ynë është të ruhet gjuha. Bashkëpunimi është shumë i mirë. Jemi pjesëmarrës në samitin e diasporës dhe na konsiderojnë si vlerë e veçantë. 

 

BEKIMI ALIMI – IMAM, ZVICËR

 

Komuniteti mysliman shqiptar është më i integruar se çdo komunitet tjetër. Ne jemi një popull që e ka hapur derën. Unë jam mësues në shkollat publike dhe lëndën fetare e bëj në mënyrë vullnetare prej vitesh. Në hyrje të xhamive tona ka mirënjohje nga komunat dhe kantonet. Ne jemi në tryezën e rrumbullakët ku marrin pjesë priftërinjtë. Në çdo Bajram dhurojmë gjak në spitale. Ne japim kontributin maksimal në komunitetin zviceran. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy