
Ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu, bën me dije se është bërë shqyrtimi teknik i urës mbi lumin Ibër, duke theksuar se nuk ka arsye që ajo të mos hapet.
Në një intervistë për KosovaPress ai shprehet:
"Ajo është çështje politike në të cilën ne si Ministri jemi të përfshirë në aspektin teknik të saj. Sa i përket aspektit teknik, është bërë shqyrtimi teknik i urës dhe mbetet të marrim përgjigje. Unë mendoj që në aspektin teknik është, po flas paraprakisht nuk shohim që ka ndonjë problem, por megjithatë shqyrtimet do të japin rezultatet e veta në aspektin teknik të funksionimit të urës. Marrëveshja politike ekziston shumë herë dhe është dashur të hapet. Nuk ka ndonjë arsye të mos hapet, urat bashkojnë njerëzit”.



