
“Lëvizja Bashkë” organizojë sot protestën e radhës kundër ndërtimit të kullës 64 kate prapa Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit .
Edhe pse në numër të paktë, qytetarët janë shprehur se duhet të rritet numri i protestuesve për këtë kauzë.
Lavdosh Feruni, aktivist i mbrojtës së mjedisit, tha për mikrofonin e MCN tv, se 96% e qytetarëve sipas një sondazhi, nuk e duan ndërtimin e Kullës në Tiranë.
Jo rastësisht unë e kam ngritur zërin edhe para 20 ditësh, kur nisi e gjithë kjo.
Nga një vëzhgim në mediat sociale rezulton që 96% e qytetarëve nuk e duan këtë kullë, duan Lulishten në vend të kullës.
Sot pjesëmarrja ishte solide, por do të ndryshojë në ditët ne vazhdim, me protesta, do të rritet fluksi i protestuesve për këtë kauzë.



