
Një deklaratë e regjisorit, skenaristit dhe karikaturistit Bujar Kapexhiut në një intervistë televizive se ‘Femrat s’kanë kapacitet që të shkruajnë humor, ai është privilegj i të mençurve’ bëri xhiron virale të rrjeteve sociale dhe u mor në disa konteste.

Në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, Kapexhiu, sqaroi faktin se në çfarë aspekti e tha një gjë të tillë.
Sipas tij femrat në natyrën delikate që kanë nuk e shkruajnë dot humorin goditës dhe të tallës, siç e bëjnë burrat.
Nuk janë marrë me këtë punën që kanë reaguar sepse ata që kanë reaguar kaq kuptojnë.
Unë kam thënë që në përgjithësi femrat nuk merren me krijimtaria humoristike dhe satirike. Dhe ky është një realitet. Merreni që nga Meshari i Gjon Buzukut e deri në letërsinë e sotme, më thoni si shqipe edhe botërore, dmth nuk ka të tillë krijimtari, mund të ketë me gishta ato që shkruajnë dhe mund të ketë.
Kjo është një e vërtetë, se kuptoj se pse i trembeni realitetit. Neve e vlerësojnë femrën për atë që është dhe ka. Femra mund të jetë e mençur për të gatuar, në shkencë, për një gjë të veçantë, dhje të drejtoj në shtet, por kur vjen te humori ka disa gjëra fiziologjike, preferenciale, mundësia që të jepet, femra është natyrë delikate.
Sipas regjisorit Kapexhiu, femra është e zonja në tërë fushat dhe në drejtim të shtetit, por ku vjen puna për krijimtari humoristike nuk e bën dot, jo se nuk do, por nuk di të bëj.
Në matematikë thuhet ‘përjashtimi përforcon rregullin’ kur kemi humor të shkruar nga femrat. Por kjo nuk mund të jetë vetëm Adelina Mamaçi, përfaqësuese e humorit.
Unë i vlerësoj femrat për të gjitha, për humorin, jo. Sepse nuk dini ta bëni, nuk keni mundësi ta bëni dhe në natyrën tuaj delikate dhe fisnike nuk mundësi të angazhoheni me humorin, në kuptimin që godet, është i ashpër, i egër, të tallësh, të stigmatizosh tjetrin.
Nuk mundeni ta bëni, sepse është në natyrën tuaj delikate pak e përmbajtur, kurse burrat e kanë më tepër.
E keni parë në parlament kush bën më shumë humor, burrat. Gratë, jo se nuk duan, por nuk munden.



