Zaev pret Hahn: Rusia ta kuptojë, do të anëtarësohemi në NATO dhe BE (VIDEO)

Zaev pret Hahn: Rusia ta kuptojë, do të anëtarësohemi në NATO dhe BE (VIDEO)

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, sërish mesazh Moskës. Rusia duhet ta kuptojë se maqedonia do të anëtarësohet në NATO dhe BAshkimin europian-tha Zaev gjatë konferencës me eurokomisionerin për Zgjerim dhe fqinjësi Johanës Hahn. Ky I fundit tha se dera e BE-së është e hapur dhe se I mbetet qytetarëve të vendosin.

Një ditë pasi akuzoi Rusinë që qëndron pas akteve të dhunës në protestat në Maqedoni dhe tentativa për të dëmtuar marrëveshjen me Greqinë, Kryeministri I maqedonisë Zoran Zaev ka dhënë një tjetër mesazh për Kremlinin, duke konfirmuar distancim nga politikat e tij. Rusia duhet të kuptojë se për Maqedoninë nuk ka alternativë tjetër përveç antarësimit në NATO dhe BE-mësohet të ketë thënë Zaev.

"Ne jemi vend i vogël, me miq do të jemi edhe më mirë, atë e dëshmuam me fqinjët dhe këtë do ta bëjmë me gjithë vendet në botë. Për këtë shkak sot është një moment i rëndësishëm historik, fillojmë procesin e bisedimeve. Maqedonia këtë e pret që nga viti 2005. Duhet të jetë motivim ky moment për të gjithë në shoqëri", tha Zaev, i cili priti eurokomisionerin Johanes Hahn.

Ky i fundit deklaroi se dera e Bashkimit Europian është e hapur për Maqedoninë, teksa e uroi për ftesën në NATO.

"Është hap i madh, pasi qytetarët do të jenë më të sigurt dhe me më shumë perspektivë. Populli i këtij vendi ka treguar durim dhe tani jeni shembull për gjithë rajonin. Tani ju mbetet juve, qytetarëve që të vendosni për të ardhmen tuaj. Dera e BE-së është e hapur, juve ju mbetet ta shfrytëzoni këtë mundësi duke marrë pjesë në referendum, sidomos të rinjtë. Është e rëndësishme të merret pjesë në referendum dhe të shfrytëzohet e drejta e votës. Bëhet fjalë për vendin tuaj dhe të ardhmen tuaj", deklaroi Hahn.

Zyrtari i lartë vuri në dukje se tashmë progesi i maqedonisë njihet edhe nga Këshilli I Europës dhe me vizitën e tij nisin përgatitjet për procesin e negociatave, një procës që sikurse tha Hahn përfshin të gjitha vendet kandidate.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy