Disney anulon hapjen në Florida

Disney anulon hapjen në Florida

Kompania Walt Disney heq dorë nga plani për të investuar gati 1 miliard dollarë për të ndërtuar një kampus të ri të korporatës në Florida.

Anulimi i projektit vjen si shkas mes probleme të gjigantit të argëtimit dhe qeverisë së shtetit të udhëhequr nga republikani Ron DeSantis.

Sipas planit rreth 2,000 punonjës do të zhvendoseshin në një qendër të qytetit në pronësi të Disney në Liqenin Nona, afër Orlandos. Disney dhe Florida kanë ngritur padi për njëri-tjetrin javët e fundit.

Punonjësit u lajmëruan të enjten se olani është anuluar dhe ata që ishin zhvendosur në Florida përpara hapjes së kampusit duhet të riktheheshin.

Nisma e Liqenit Nona ishte drejtuar më parë nga ish-CEO Bob Chapek, i cili u shkarkua nga Disney në nëntor.

Në emailin e Josh D’Amaro, kreu i divizionit të Parqeve, Eksperiencave dhe Produkteve të Disney, tha se vendimi i kompanisë ishte rezultat i “ndryshimeve të konsiderueshme” që kanë ndodhur, duke përfshirë ” lidershipin e ri dhe ndryshimin e kushteve të biznesit”.

Ky nuk ishte një vendim i lehtë për t’u marrë, por besoj se është i duhuri,” shkroi D’Amaro.

Planet për kampusin e Liqenit Nona përfshinin lëvizjen e punonjësve që i përkisnin Disney Imagineering, krahu sekret i kërkimit dhe zhvillimit të firmës i fokusuar në hartimin e parkut, nga Kalifornia në Florida.

Emaili i D’Amaro tha se Disney nuk do t’u kërkojë më punonjësve të lëvizin dhe do të kontaktojë për të diskutuar hapat e ardhshëm me ata që e kanë bërë tashmë këtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy