Doda reagon pas deklaratës së Kocias: Arroganca e një diplomati që flet marrëzi

Doda reagon pas deklaratës së Kocias: Arroganca e një diplomati që flet marrëzi

Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda, ka reaguar me anë të një postimi lidhur me deklaratën e djeshme të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, deklaratë që shkoi deri në kufijtë e kërcënimit me Shqipërinë në lidhje me çështjen çame, duke përmendur sistemet e mbrojtjes, të sigurisë, por edhe emigrantët shqiptarë që punojnë e jetojnë atje. Në reagimin e saj, Doda e cilëson këtë deklaratë të pamatur dhe arrogancë. Doda i kujton Kociasit se si Greqia, edhe Shqipëria është vend anëtar i NATO-s.

Postimi i Mesila Dodës 

Nuk i gjej dot dy raste, kur ministri i jashtëm Kotzias të ketë patur deklarime koherente, të ekulibruara e të matura.

Por sot ka tejkaluar çdo sinor për një dinjitar të lartë që përfaqson diplomacinë e një shteti anëtar të NATO-s.

Kotzias kërcënoi sot shtetin shqiptar me arrogancën e atij që ka më shumë ushtri, mbrojtje e pasuri.

Ushtarakisht, a e di ministri i Jashtëm i vendit anëtar të NATO-s se bën pjesë në të njëjtën aleancë ushtarake, ku është edhe fqinji i tij, në aleancën më të madhe ushtarake e politike? Kujt i tregon forcën e ushtrisë ky person i paekulibruar e i papërsëritshëm në marrëzitë që lëshon?

Politikisht, a e di ministri i Jashtëm i shtetit fqinj që Europa e sotme është e bazuar mbi shtetin e së drejtës e jo mbi pasurinë e secilit shtet anëtar, sepse në atë rast Greqia do duhej të kish dalë në ankand me kohë, pasi është një shtet i falimentuar, me një borxh publik në rreth 340 miliardë euro pa interesa, që është rreth 180 % e GDP-së, ndërsa së bashku me interesat ky borxh ka tejkaluar më shumë se dyfishin e tërë ekonomisë greke së bashku me asetet e saj.

Ky klloun dinjitar, peshqesh i grekëve të rinj, do duhet të ndajë mendjen, nëse është për respektimin e konventave ndërkombëtare dhe në të njëjtën linjë me Brukselin, apo kërkon të mbrojë lavdinë e kolonel Zervës.

Flet për Konventat Ndërkombëtare…bukur. Të nisim më respektimin e Konventës për Dënimin e Krimeve të Luftës, Koventës për Dënimin e Genocidit, me respektimin e Konventës për të Drejtat e Njeriut, ku në rastin e shqiptarëve të Çamërisë janë shkelur e drejta e jetës, e drejta e pronës, parandalimi i torturës, liria e fjalës, liria e mendimit, liria e besimit, thuajse çdo nen është dhunuar dhe rezultati ishte një spastrim i plotë etnik.

Tash, duhet marrja e një pozicioni të qartë nga shteti i sotëm, ose ndjesë publike dhe kërkesë faljeje për krimet e kryera ose bashkëpunëtor publik me krimin dhe kundër vlerave të Europës. Arroganca nuk ndihmon kërrkënd, veç frikacakun.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy