Drogë në makinën e kryebashkiakes së Roskovecit/ Reagon PD: Policia fsheh ngjarjen

Drogë në makinën e kryebashkiakes së Roskovecit/ Reagon PD: Policia fsheh ngjarjen

Nipi i kryetares së Bashkisë së Roskovecit Majlinda Bufi, 35 vjeçari Arbër Bufi, është proceduar penalisht nën akuzën e posedimit të lëndëve narkotike.

35- vjeçari është proceduar pasi është kapur me drogë të llojit kanabis. Bufi është nipi dhe njëkohësisht shoferi i bashkisë së Roskovecit, ndërsa droga është gjetur në një nga makinat që përdorej për transportin e kryetares Majlinda Bufi.

Gjetja e një sasie droge në makinën e punës së kryebashkiakes së Roskovecit, sasi të cilën e posedonte nipi i saj, përbën vërtet një skandal të madh, i cili mesa duket po kalon në heshtje pasi nuk ka asnjë reagim nga autoritetet apo dhe qeveria.

Kështu thotë PD në reagimin e saj përmes ish-deputetit Enkelejd Alibeaj. Sipas tij, kryebashkiakja Majlinda Bufi përdoret dhe u shërben trafikantëve të drogës, dhe gjithashtu ka garancinë e Ramës në mënyrë që të mos preket.

Mbi ngjarjen ende nuk ka një prononcim zyrtar nga ana e policisë apo kryebashkiakes vetë.

PD ka reaguar duke hedhur sulme në adresë të policisë, që sipas saj e ka fshehur lajmin.

Postimi i plotë

Nën drejtimin e Edi Ramës, drogën mund ta bësh me makinën e Ministrit të Brendshëm, por mund ta bësh edhe me makinën e kryetarit të Bashkisë. Mjafton të kesh garancitë e Edi Ramës se nuk do të shkarkohesh dhe droga derdhet lumë me makinat e shtetit.

Çfarë po bën Majlinda Bufi?

Kryebashkiakja ilegjitime e Bashkisë së Roskovecit akoma nuk e ka dënuar aktin e trafikut të drogës me makinën e saj nga nipi i saj. Kryebashkiakja ilegjitime e Edi Ramës nuk mohon dot atë që ka dalë në pazarin e Roskovecit me kohë. Ajo përdoret dhe u shërben disa trafikantëve të drogës, njësoj si shefi i saj në Tiranë dhe si shumë homologë në bashki të tjera të vendit.

Çfarë bën policia në këtë rast?

A e ka marrë në pyetje kryebashkiaken për trafikun e drogës nga nipi i saj me makinën e saj? Ajo që dimë deri tani, është se policia as që e ka bërë publik faktin, siç nxiton për raste të tjera, kur pushteti i Edi Ramës nuk implikohet drejtpërsëdrejti.

Çfarë bën kryeministri? A e shkarkoi ai kryebashkiaken e Roskovecit?

Pyetja është më shumë retorike. Edi Rama nuk ka shkarkuar asnjë kryebashkiak që është verifikuar me të shkuar kriminale. Ai thjesht ka heshtur që koha të mbulojë llumin me të cilin drejton vendin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy