Gripi i shpendëve, Resuli: Gjendemi përballë një keqmenaxhimi, konsumatorët janë të panikosur (VIDEO)

Gripi i shpendëve, Resuli: Gjendemi përballë një keqmenaxhimi, konsumatorët janë të panikosur (VIDEO)

Ervin Resuli, Presidenti i Shoqatës së Konsumatorit dhe Prodhuesit foli nëpërmjet një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN TV për gripin e shpendëve dhe sigurinë e konsumatorit.

Resuli tha se kjo situatë është keqmenaxhuar nga autoritetet dhe hodhi akuza që Ministria e Bujqësisë e ka fshehur gripin e Shpendëve për gati 3 javë.

Realisht për shkak të keqmenaxhimit gjendemi në këtë situate. Kemi një faturë financiare goxha të konsiderueshme. Konsumatori është i detyruar të paguajë vezët me çmim të lartë. Na ka habitur qetësia si Ministria e Bujqësisë dhe autoritetet e tjera kanë fshehur rastin për gati 3 javë. Një përiudhë goxha e gjatë, nëse do ishin marrë masa, përhapja e infeksionit do të ishte më e kontrolluar. Kemi vatra në të gjithë Shqipërinë.

Resuli tha se Shoqata e Konsumatorit dhe Prodhuesit është duke formuluar një padi pasi në gjithë këtë situatë është problem dëmtimi i ekonomive.

Nuk është bërë si padi, por jemi duke e formuluar. Situata është shumë dyshuese, po përpilojmë padinë. Kemi ekonomi të shpendeve të cilat janë dëmtuar. Problematike kryesore është dëmtimi i ekonomive, fatura shumë e madhe, keqmenaxhimi ka çuar në panikosje të konsumatorit. Kemi rënie të tregut dhe të konsumit të mishit. 

Resuli thotë se ky grip kap shpendët mbi tre muajsh kështu që konsumatorët nuk preken, ai bën thirrje që ata të mos blejnë në tregje.

Gripi i shpendëve prek shpendët mbi 3 muajshe. Shpendët e mishit theren më shpejt. Target kryesor janë shpendët që bëjnë vezë. Pra dëmet më të mëdha janë në pulari. Konsumatori mos të blejë në treg zogj apo pula, mos të bjerë në kontakt me fekalet, gjakun. Përsa i përket mnishit një zierje pak më e fortë se normalja.  Në të gjitha hallkat dhe strategjitë, pika kryesore është të ndërpritet zinxhiri i transmetimit. Shitja e shpendeve nxit shpërndarjen. Ne gjendemi përballë një kaosi përballë një keqmenaxhimi nga struktura veterinare. Dhe në 2005 ka pasur një menaxhim më të mirë. Ligji e thotë qartë si asgjesohen kafshët. Momentalisht kemi informacione vetëm për shpendë oborri, por duhet një diagnozë laboratorike. Kemi denoncuar pasi njoftimi i  fermerëve të zonëve ose komplekseve bën që të merret, masat e bio-sigurisë apo të ndërptitet tregtimi që të shmanget kontaminim I I njësive të tjera. Ministria fillimisht nuk e thanë rastin në Fllakë. Shërbimi veterinar ka kapacitetin e duhur që mund të kenë informacione në gjithë Shqipërinë. Shërbimi shtetëror s’ka kërkuar ndihmë nga private, është interesante kjo gjë. Na çudit si një rast krize menaxhohet vetëm e s’kërkohet ndihmë. Mungesa e mjeteve për të lëvizur e bën të pamundur të bëhët mbulim i plotë i territorit. Na ka habitur pavarsisht sugjerimit, kemi parë një lloj përgjumje nga sektori veterinary qëe mendojën se e kanë në kontroll situatë. Nga Shkodra në Vlorë është shtrirja.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy