Analisti Mustafa Nano tha në MCN se duke parë rezultatin paraprak të zgjedhjeve në Elbasan, PD nuk mund të fitojë këtë bashki. Më tej lidhur me Shkodrën, Nano tha se nëse PS do e merrte këtë bashki, kjo do ishte ngjarja më e rëndësishme në 32 vite.
Në Elbasan nga 244 ka mbetur 74 QV që nuk kanë përfunduar. Jepen disa shifra që 24 mijë i ka marrë kandidati i majtë dhe 20 mijë i djathti dhe është diferenca me 4 mijë kështu që i bie të jenë pa u lejuar 12 mijë vota dhe këto nuk mund të përmbysin rezultatin e deri më tanishëm. Kamzën e shoh si test të mirë që do ekstrapolojë atë në rang kombëtar sepse ka qenë tradicionalisht i PD. Nëse të majtët marrin Shkodrën do ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme që ka ndodhur në 32 vitet e fundit.



