Nisma për shkarkimin e Alibeaj/ Amuli: Veprim i Salianjit para zgjedhjeve vendore, i pavend, nuk është në kohën dhe momentin e duhur (VIDEO)

Nisma për shkarkimin e Alibeaj/ Amuli: Veprim i Salianjit para zgjedhjeve vendore, i pavend, nuk është në kohën dhe momentin e duhur (VIDEO)

Lëvizjet e fundit në Partinë Demokratike të cilat çuan në një nismë për mbledhjen e 20 firmave për shkarkimin  e Enkelejd Alibeajt nga kryetar grupi parlamentar, iniciuar nga deputeti Ervin Salianji, për kryetarin e degës së PD në Shkodër, Xhevdet Amuli, është i pavend.

Në një komunikim me edicionin e lajmeve në MCN tv, Amuli vlerëson se veprimi i Salianjit, në kohën kur përpara është sfida ndaj zgjedhjeve vendore, nuk përkon as me momentin dhe kohën e duhur.

Të them të drejtën këto lëvizje mua nuk më duken aspak normale pasi ne jemi fokusuar të gjithë duke u marrë me njëri-tjetrin, dhe e harrojmë kundërshtarin tonë politik.

Ndoshta ky veprim i z.Salianji nuk është në kohën as momentin e duhur, pasi ne kemi nëj sfidë shumë të madhe, kemi zgjedhjet lokale që na presin dhe i kemi në prag të derës më 14 maj.

Lëvizja e tij për mua është krejt e pavend në këtë kohë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy